11 pilotë të rinj tek Forcat Ajrore/Mes tyre edhe Armela Murati, pilotja e parë shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

11 pilotë të rinj do t’i shtohen Forcës Ajrore, pas përfundimit të kursit të përgatitjes së pilotëve ushtarakë helikopteri.

I pranishëm në ceremoninë e diplomimit, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se kjo është një dëshmi e rritjes dhe fuqizimit të Forcës tonë Ajrore pjesë e FA të Republikës së Shqipërisë.

‘Kemi sfida të mëdha përpara veçanërisht në FA, si në drejtim të infrastrukturës, por dhe rritjes së kapaciteteve njerëzore. FA është duke realizuar disa projekte historike. Baza e parë taktike ajrore e NATO-s, baza e Kuçovës është tani në ndërtim e sipër dhe ky është një zhvillim historik. Në komponentin e pasurimit të teknikës ajrore, përsëri jemi në momente historike, sepse duke filluar nga viti që vjen ne do të nisim ndërtimin e flotës ajrore me helikopterët Blackhawk.

Dy helikopterët e parë do të vijnë vitin që vjen dhe më pas ky numër do të shtohet drejt konsolidimit dhe krijimit të një flote të vërtetë ajrore me helikopterët më të mirë në botë. Ky është një bashkëpunim i suksesshëm me partnerin tonë më strategjik dhe special, SHBA dhe gjej rastin t’i falënderoj’, u shpreh ministri Peleshi, gjatë fjalës së tij.
Ministri i Mbrojtjes tha se disa pilotë janë trajnuar tashmë në SHBA për helikopterët Blackhawk, trajnim të cilin do ta kryejnë edhe trupa e pilotëve të sapodiplomuar. Peleshi shprehu falenderimt për vendet aleate të NATO-s që kanë kontribuuar në rritjen e FA.
“Ne jemi pjesë e së tërës, jemi pjesë e një aleance të fuqishme, e cila sot ka shumë sfida të shtuara përsa i përket skenës dhe sigurisë së mbrojtjes që kanë ndryshuar pas pushtimit dhe agresionit Rus në Ukrainë. Kemi shumë detyra dhe objektiva përpara ndaj unë uroj suksese të përbashkëta edhe arritje sa më të mira në këto sfida, ju uroj punë të mbarë dhe gjithë të mirat në karrierën që ju pret”, u shpreh ministri.
Mes pilotëve të rinj janë 10 djem dhe një vajzë, Armela Murati.

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë edhe Komandanti i Forcës Ajrore Gjeneral brigade Ylli Pulaj, atashe të vendeve aleate dhe partnere të NATO-s si dhe ushtarakë.

Lexo edhe :  Si Mira Murati po e ndryshon njerëzimin përmes një Inteligjence Artificiale “etike”

Të fundit

Mjeku vë alarmin për rritjen e infektimeve me sifiliz në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” , ishte i ftuar mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, i cili foli...

Ekspertja e gjuhës së trupit zbërthen shuplakë e së shoqes ndaj Macron: S’ishte aspak…

Brigitte Macron, nuk po luante kur e shtyu nga fytyra bashkëshortin e saj, presidentin Emmanuel Macron, edhe pse ai po përpiqej të na bindte...

Marrëveshja me Italinë, sot pritet të mbërrijë në Shëngjin anija me 30 emigrantë

Një grup tjetër emigrantësh pritet të mbërrijnë këtë të mërkurë në Shqipëri. Anija Spica e Marinës Ushtarake italiane, me rreth 30 migrantë në bord,...

Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse?

Një grup – i mbështetur nga Uashingtoni – që është aprovuar nga Izraeli për të marrë përsipër shpërndarjen e ndihmave në Gazë, tha se...

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e tretë ja akset që do të bllokohen

Sot do të zhvillohet etapa e tretë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë që nis në Elbasan dhe përfundon në Vlorë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti,...

Lajme të tjera

Web TV