Berishën apo Alibeajn, kë njeh Grida Duma si kryetar të PD-së?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur rreth situatës së brendshme të PD-së, e cila vijon të jetë e ndarë më dysh, me grupin që mbështet Sali Berishën dhe atë që mbështet Enkelejd Alibeaj.

E pyetur se cilin nga të dy njeh si kryetar partie, Duma tha se Enkelejd Alibeaj është kryetari i grupit Parlamentar i Partisë Demokratike. Në intervistën për Radar në Abc Duma pohoi se situate e brendshme në PD është njësoj me situatën në sesionin e kaluar.

Megjithatë ajo pohon se kolegët e saj janë më të matur dhe më të hapur për të kryer diskutime të përbashkëta, pavarësisht grupimeve të ndryshme. Ajo thotë se ka një dialog më të mirë mes deputetëve demokratë.

“Vijon situate ashtu siç ka qenë në sesionin e sezonit të kaluar. Situate është e njëjta. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së është Enkelejd Alibeja. Ka një vendimmarrje për diskutime strategjike më shumë në tryezë të përbashkët. Diskutimi për çështjet e brendshme të PD duhet të mbetet i brendshëm.

Vë re që kolegët pavarësisht pozicionimeve të brendshme kanë një dialog më të mirë, ka dhe një lodhje ndaj debatit të brendshëm. PD nuk e zgjodhi vetë këtë rrugë. Është sfidë e madhe. Por shoh që kolegët kanë një sens më të matur.

Ajo që ndodh de facto është se të gjithë deputetët janë të shpërndarë në komisionet përkatëse. Tani secili nga ne të tregohet i matur. Ka ardhur një moment, besoj që në vitin e nëntë të qeverisjes së Ramës duhet të pranojmë çdo lloj proteste. Me s atë mundem do të jem prezente në çdo protestë. Kush do që të më thërrasë në protesta do shkoj”, tha Grida Duma.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV