“Strehojnë muxhahedinët”, mediat iraniane jehonë vendimit të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shqipëria kundër Iranit”, “Kombi ballkanik që strehon muxhahedinët” janë disa titujt e mediave iraniane të cilat këtë të mërkurë, kanë pasqyruar lajmin se Shqipëria ka ngrirë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pas sulmit kibernetik në vendin tonë.

Sakaq, veç Iranit, edhe media të tjera ndërkombëtare kanë shkruar lidhur me çështjen. Midis tyre kanë qenë Reuters, France 24, Al Arabiya, etj.

Ishte kryeministri Edi Rama që në një deklaratë për mediat bëri me dije se Shqipëria do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Rama deklaroi se Irani qëndron pas sulmit kibernetik të 15 korrikut. Numri një i qeverisë ka kërkuar që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV