“A i druhemi një kundër-reagimi nga Irani?”, Çuçi: Jemi vigjilentë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin, për shkak të një sulmi kibernetik. Kryeministri Edi Rama ka bënë me dije se ka prova të pakundërshtueshme se Irani e ka financuar sulmin dhe gjithë stafi i ambasadës iraniane është larguar nga Shqipëria brenda 24 orëve.

Sakaq, Ministri i Brendshëm, Bledi çuçi, i ftuar në ‘Top Story’, tha se ekziston një mundësi që Irani të kundërpërgjigjet pas shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike dude theksuar se janë vigjilentë.

Ai shtoi se tashmë ndihen më të sigurtë, pasi Shqipëria është pjesë e NATO-s. Sipas ministrit, pas sulmeve kibernetike, tashmë ka një mbrojtje të shtuar digjitale.

“Ne jemi shumë alert (vigjilentë), pas sulmit të fundit i kemi përforcuar edhe filtrat mbrojtës të asaj platforme digjitale, për të ndërvepruar si qeveri, por në një klimë të tillë ne do të jemi alert padiskutim, është një veprim që nuk është i lehtë për t’u marrë, por ndihemi shumë të sigurt sepse jemi pjesë e aleancës më të fuqishme siç është NATO dhe shteteve anëtare të NATO-s. ne kemi partneritet nga partnerët strategjikë, kemi partnerë të ngushtë, na kanë ndihmuar edhe ekspertë të FBI, kopnkluzioni i arritur pas sulmeve që i janë bërë Shqipërisë muajt e fundit kanë qenë agjencitë shtetërore iranine”, tha ministri.

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV