Çfarë ndodh nëse Mbretëresha Elizabeth II ndahet nga jeta në Skoci?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pallati Buckingham ka njoftuar ditën e sotme se Mbretëresha Elizabeth II nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore. Shëndeti i Mbretëreshës 96-vjeçare ka shqetësuar mjaft mjekët e saj, tha në njoftimin zyrtar Buckingham Palace.

“Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore”, thuhet në deklaratë.

Mbretëresha Elizabeth II po qëndron në Balmoral të Skocisë, ku përshëndeti të martën Kryeministren e re të Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.

Por çfarë ndodh nëse Mbretëresha vdes në Skoci?

Prestigjiozia “The Independent” shkruan se nëse një gjë e tillë ndodh, ekziston një plan specifik, i njohur si Operacioni Unicorn, i cili është krijuar dhe rishikuar rregullisht për të siguruar procedura të shpejta dhe të organizuara në rast se Mbretëresha vdes.

Nëse Mbretëresha vdes ndërsa qëndron në rezidencën e saj në Skoci, Parlamenti skocez do të pezullohet menjëherë. Autoriteteve do t’u jepen 36 orë për t’u përgatitur për një mocion ngushëllimi. Trupi i saj do të çohej në Holyroodhouse dhe më pas do të çohej në Katedralen e Shën Giles në Royal Mile në Edinburg.

Më pas, trupi i saj do të bënte udhëtimin e fundit për në shtëpi dhe arkivoli i saj do të transportohej me trenin mbretëror për në Londër.

Funerali i Mbretëreshës do të bëhej rreth 10 ditë pas vdekjes së saj. Një protokoll i ngjashëm është në fuqi nëse Mbretëresha vdes në Londër, i njohur si Operacioni London Bridge, i cili është krijuar me kujdes në vitet 1960.

Të fundit

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, tha se është e rëndësishme ndjekja e rekomandimeve të qeverisë për lutën...

E rëndë, prifti bie nga çatia e kishës në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00,...

Manja prezanton rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit!Dumani: S’keni të dhëna!

Ministri i Drejtësisë prezantoi në Prokurorinë e Përgjithshme rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit. Në qendër të prezantimit ishin tetë shtylla kryesore,...

Vitaminat që gratë duhet të marrin çdo ditë

Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre. Nevojat për vitamina dhe minerale varen pikërisht...

Sarandë/ Dyshohet se i shiti drogë 15-vjeçares, nis hetimi për të riun!

Një 22-vjeçar i cili dyshohet se i shiti një sasi lëndë narkotike kokainë një vajze 15-vjeçare do të hetohet në gjendje të lirë. Ngjarja mësohet...

Lajme të tjera

Web TV