Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Mitsotakis: Duhet të jetë në BE, është në favorin tonë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur se Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian  teksa po fliste në konferencën tradicionale para mediave greke në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut.

“Është një proces që kërkon shumë kohë, dhe për çdo kapitull që hapet gjatë negociatave, kemi mundësinë që me këtë mënyrë të imponojmë mendimet tona dhe të bisedojmë temat të cilat i përkasin karakterit dypalësh të lidhjeve tona.

 

Nga ana tjetër nuk dua të karakterizoj ,kryeministrin shqiptar, personalisht kam një lidhje shumë të mirë me të, dua të jem i sinqertë dhe është në favorin tonë të diskutojmë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe, paralelisht duke njohur faktin se ekziston një minoritet kombëtar grek , i cili duhet të mbrohet. Kjo është një diçka që e kam bërë të qartë tek kryeministri shqiptar dhe kjo do të përcaktojë edhe qëndrimin tonë gjatë periudhës së negociatave integruese”, u shpreh kryeministri grek.

Lidhur me marrëveshjen mes dy vendeve për ta dërguar në Hagë çështjen e detit me Shqipërinë, Mitsotakis shprehet se:

“Ekzistojnë çështje dypalëshe. Unë kam një marrëdhënie të mirë me zotin Rama dhe është e dobishme të diskutojmë gjithçka. Ka një marrëveshje fillestare për të shkuar në Hagë për zonën ekskluzive ekonomike” , u shpreh ai.

Mitsotakis sqaroi edhe ndërtimin e rrugës Janinë- Kakavijë ,duke theksuar se do të jetë një rrugë moderne dhe e sigurt për ata që përdorin pikën kufitare për të shkuar në Shqipëri.

Të fundit

Konflikti në “Ali Dem”, reagon PSD: Incidenti nuk ka lidhje me zyrën tonë!

Lidhur me konfliktin e ndodhur sot në Tiranë në rrugën Ali Demi, pranë zyrës elektorale të subjektit PSD, ka...

Transplanti në Turqi kushton 100 mijë euro, infermierja shqiptare kërkon ndihmë

Bashkëqytetarja Risela Llapushi ka nevojë për ndihmë. Infermierja, vetëm 25 vjeç, duhet të bëjë transplantin e mëlçisë në Turqi, një ndërhyrje shumë e kushtueshme,...

Braktisi skuadrën, Elseid Hysaj dënohet me 40 mijë euro gjobë nga gjykata italiane

Pas pesë vitesh e gjysmë dhe tre shkallësh gjyqësore, Gjykata e Lartë italiane (Cassazione) ka vendosur përfundimisht për çështjen e braktisjes së grumbullimit më...

“Sollën Latifin t’i vërë në kokë kapelën bufit”, Rama për lobimin e PD: Luli u bë copa

Kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimet me qytetarët në rrjete sociale në rubrikën “Sy m’Sy”. Ai ka folur kontratën e lobimit prej 6 milionë dollarësh...

Banka e Shqipërisë: Shqiptarët po marrin më shumë kredi dhe po kursejnë më pak

Bizneset, por dhe individët, kanë trokitur më shpesh pranë dyerve të bankave këtë fillimvit për të marrë hua. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë...

Lajme të tjera

Web TV