Kryeministri Edi Rama publikon pamjet e gjimnazit të rindërtuar “Sami Frashëri” në Tiranë dhe thotë se objekti i ri arsimor do të hap dyert për 1,500 nxënës. Gjimnazi u ndërtua nga e para ën kuadër të procesit të rindërtimit.
“Gjimnazi “Sami Frashëri”, është qershia mbi tortë në koleksionin e shkollave të ndërtuara për vitin e ri arsimor në listën e 12 shkollave të reja të ndërtuara nga e para në Tiranë”, shkruan Rama, teksa liston edhe 12 shkollat e tjera që janë hapur këtë vit të ri shkollor.
- Shkolla “Sami Frasheri” për 1500 nxënës
- Shkolla 9-vjecare “Bashkim Fino” për 900 nxënës
- Shkolla 9-vjecare “Andrea Stefani” për 900 nxënës
- Shkolla 9-vjecare “Nënë Tereza” për 900 nxënës
- Shkolla “John Kennedy” për 630 nxënës
- Shkolla “Sevasti Qirjazi” për 630 nxënës
- Shkolla “Luan Hajdaraga” për 630 nxënës
- Shkolla 9-vjecare “Kiço Blushi” për 600 nxënës
- Shkolla 9-vjecare “Klodian Tanushi” Dajt për 600 nxënës
- Shkolla 9-vjecare “Lek Gjiknuri” për 330 nxënës
- Shkolla 9-vjecare “Dritas” Zall Herr për 216 nxënës
- Shkolla “Rufan Hakrama” Pezë për 120 nxënës