“Pashë një mbret”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllet edhe java e dytë e Europa League. Nuk zhgënjejnë ekipet e mëdha, Manchester United fitoi në transfertë me rezultat 0-2 ndaj Sheriff, Roma fitoi 3-0 ndaj Helsinki, Betis mposht Ludgorets në shtëpi, kurse ajo që zhgënjeu gjithë tifozerinë ishte humbja e Lazios.

Ekipi lacial u shkatërrua në Danimarkë nga Midtjylland me rezultat 5-1. E ardhmja e Sarrit tashmë në rrezik….

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive për ditë e sotme:

La Gazzetta dello Sport hapet me daljen në pension të Roger Federer: “Pashë një mbret”. Laver Cup do të jetë turneu i fundit për legjendën zviceriane të tenisit.Faqja e parë La Gazzetta dello Sport 16/09/2022

Corriere dello Sport hapet me periudhën e vështirë: “Kriza tek Allegri”. Trajneri juventin sheh fillimin më të vështirë në një sezon përgjatë karrierës së tij. Juventus e sheh veten me zero pike në Champions League dhe në vendin e tetë në Serie A.Faqja e parë Corriere dello Sport 16.09.2022

“Allegri, fillo të vraposh” ka shkruar gazeta torineze Tuttosport. Juve nuk e merr parasysh hipotezën e përjashtimit, por trajneri ka përgjegjësinë për të korrigjuar situatën.Home Tuttosport 16.09.2022

Katalanasja Mundo Deportivo hapet me titullin: “Dua të kem sukses këtu”. Gavi feston rinovimin e tij me Barçën deri në vitin 2026.Home Mundo Deportivo 16.09.2022

“Dera e medaljeve” është titulli kryesor i prestigjozes Marca. Sot Gjermani-Spanjë ora 20:30, për gjysmëfinalen e Eurobasket.Marka e shtëpisë 16.09.2022

“Gavi e tashmja dhe e ardhmja” shkruan Sport. 5000 tifozë mblidhen në Camp Nou për të marrë pjesë në rinovimin e supertalentit Gavi deri në vitin 2026.Home Sport 16.09.2022

Gazeta madrilene AS hapet me gjysmëfinalen e Eurobasket Spanjë-“Muri i Berlinit”. Spanjollët do të përballen ndaj gjermanëve, në një sfidë ku këta të fundit janë favoritë.Home AS 16/09/2022

“Një, dy, tre yje” është titulli i kryeqytetases “il Romanista”. Roma mposht Helsinkin me rezultat 3-0 në javën e dytë të Europa League dhe e sheh veten në vendin e tretë. Dybala mbetet protagonist absolut.Home Romanisti 16/09/2022

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV