Veliaj në Uashington, pritet nga kryetari i Senatit dhe disa kongresmenë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Uashington është takuar me kreun e Senatit Amerikan dhe disa kongresmenë. Në takime është diskutuar edhe mbi investimet e kompanive amerikanë ne vendin tonë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pasur edhe dje takime intensive me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan. Dje u prit në Capitol Hill nga kryetari i Senatit Amerikan, Chuck Schumer. Si Veliaj ashtu edhe përfaqësuesit amerikan kanë vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe në fusha të ndryshme dhe veçanërisht në sinkronizimin për çështje që kanë të bëjnë me luftën e Rusisë në Ukrainë. Kryebashkiaku tha se Schummer është një ndihmues i madh i Shqipërisë, por sidomos të komunitetit shqiptar që jeton në Nju Jork dhe më gjerë. “Shumë i nderuar që takova kryetarin e shumicës në Senatin Amerikan, senatorin Schummer në Capitol Hill. Ai meriton numrin 10 për zgjidhjen e problemeve të komunitetit, sidomos për komunitetin shqiptar në Nju Jork dhe më gjerë.

Jemi krenarë që e kemi mik të mirë dhe aleat”, tha Veliaj, i cili i dhuroi Senatorit Schummer edhe një fanellë të kombëtares shqiptare me numrin 10. Në vijim të axhendës së tij, Veliaj u takua edhe me kongresmenët Robert Aderholt, John Moolenaar, Tom Mçlintock, si dhe me anëtarët e Kongresit, Brad Sherman, si dhe David Price, të cilëve u dhuroi edhe Kullën e Sahatit të Tiranës. Në përfundim të ditës, kryebashkiaku theksoi se ndihet krenar që Tirana dhe Shqipëria vlerësohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një aleat dhe partner serioz, duke u përfshirë në sfida të përbashkëta globale, si ato që trajtohen në Këshillin e Sigurimit, ku vendi ynë për herë të parë mori drejtimin pak muaj më parë.

“Kanë qenë ditë intensive në Uashington, një mundësi e shkëlqyer për të treguar modernizimin e Tiranës, se si qyteti ynë sot është Kryeqyteti Europian i Rinisë, por përpara 30 vitesh, kur James Becker erdhi në sheshin “Skëndërbej”, ishte një nga qytetet më të varfra dhe më të izoluara. Kemi dëgjuar fjalët më të mira për qeverinë e Edi Ramës, për mënyrën se si Shqipëria, jo vetëm një aleate besnike, por shumë e zhdërvjellët edhe në menaxhimin e Këshillit të Sigurimit, por edhe për rolin e saj konsolidues, ndërtues dhe pozitiv në rajonin tonë. Jam shumë krenar që Tirana, pavarësisht sfidave që ka pasur, sot ka një reputacion tjetër. Jam shumë krenar që, nga të dyja anët e politikës, edhe nga republikanët, edhe nga demokratët, vlerësimi për Shqipërinë, për rolin e qeverisë dhe për të gjithë frymën konstruktive të shqiptarëve kudo që ata shërbejnë, kudo që ata kontribuojnë në rajon, është i jashtëzakonshëm,” tha Veliaj.

Lexo edhe :  Zelensky pas takimit me Ramën: Folëm për prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta

Kryebashkiaku shtoi se ndihet krenar edhe për imazhin e komunitetit shqiptar në SHBA. “Jam krenar edhe për imazhin fantastik që komuniteti shqiptar ka në SHBA, jo vetëm këtu në Uashington, që është qendra e pushtetit, po kudo ku ata jetojnë: në Nju Jork, në Boston, në Detroit, në Çikago, ku janë edhe epiqendrat kryesore të shqiptarëve. Është lajm i jashtëzakonshëm fakti që, për shqiptarët flitet mirë, si njerëz të punës, besnikë, që e respektojnë ligjin, dhe që më në fund sot janë edhe ekonomikisht më të ngritur për të investuar në Shqipëri, për t’u kthyer dhe për të parë mundësi se si mund të hapin biznese në vendin e tyre. Shumë prej kongresmenëve dhe senatorëve që kanë pasur të bëjnë me shqiptarë, sot janë në një fazë ku po i inkurajojnë ata të shikojnë mbrapa, nga Shqipëria dhe Kosova, për të parë mundësi investimi dhe për t’u siguruar që ky raport special që kemi me Amerikën nuk është vetëm në nivelin politik, apo në nivelin ushtarak dhe diplomatik, por është edhe një nivel më i ngritur ekonomik,” theksoi ai. Veliaj tha sa gjatë kësaj vizite ka parë një interes të kompanive amerikane për të investuar në Tiranë, ku po krijohet Zona e Lirë Ekonomike, dhe ftoi këdo investitor ta shfrytëzojë si mundësi.

“Sot jam shumë entuziast edhe për disa kompani amerikane, që po konsiderojnë transferimin e tyre në Tiranë. Tirana ka një leje nga qeveria shqiptare për të operuar një zonë të lirë ekonomike në Kashar. Jemi duke parë disa mundësi të jashtëzakonshme me disa sipërmarrje amerikane që mund të shfrytëzojnë Tiranën edhe për këtë aktivitet ekonomik. Nëse marrëdhënis speciale që kemi me shqiptarët që jetojnë këtu, si një urë kulturore mes dy vendeve, apo raporti special që kemi në fushën e diplomacisë apo me angazhimet tona ushtarake në NATO, i shtojmë edhe një karakter të fortë ekonomik, atëherë ditët tona më të mira i kemi përpara,” u shpreh kreu i Bashkisë.

Veliaj ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Më herët, ai u prit edhe nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi, si dhe nga ish kandidati për President të SHBA-së, senatori Mitt Romney.

 

 

Të fundit

Rama: Presim të jemi me ju në ditën kur Ukraina do të marrë frymë lirisht

Kryeministri Edi Rama pas Samitit Ukrainë – Evropa Juglindore: Lufta ndalet, duke ndalur agresorit. Ukraina meriton të mbështetet dhe të...

Rama në konferencë me Zelenskyn: Të nderuar të mikëpresim një udhëheqës të rezistencës

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kombi shqiptar mbështet Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus. Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë...

Samiti i Ukrainës në Tiranë/ Erdogan: Gati të rikthejmë palët në tryezën e bisedimeve

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë. Në një videomesazh presidenti...

FOTOLAJM/ Shkrepet fotoja familjare e samitit për Ukrainën, Rama dhe Zelensky në qendër

Pas përfundimit të punimeve të samitit për Ukrainën në Tiranë, liderët pjesëmarrës janë bashkuar për të shkrepur foton familjare. Kryeministri Rama dhe presidenti i Ukrainës...

E veja e Navalnyt: Nuk jam e sigurt nëse funerali i Alexey do jetë paqësor!

E veja e Alexey Navalny thotë se nuk është e sigurt nëse funerali i tij do të jetë i qetë ose nëse policia do...

Lajme të tjera

Web TV