“Ikën nga rruga me emrin ‘Ukraina e Lirë’”, Ambasada Ruse: Kemi lëvizur që në 2019-ën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar pas lajmit të publikuar në disa media shqiptare, për ndërrimin e godinës, për shkak se rruga përballë saj u emërua “Ukraina e Lirë”.

Por ambasada ruse thotë në një reagim në Facebook se pretendime të tilla janë të pavërteta. Ambasada thotë se zhvendosja ka nisur në vitin 2019 por është vonuar për shkak të pandemisë.

Rruga përballë ambasadës ruse në zonën e ish-Bllokut mori emrin “Ukraina e Lirë” si dhe u dekorua me flamuj të Ukrainës në shenjë demonstrimi për pushtimin rus të Ukrainës.

Reagimi i plotë:

Në lidhje me publikimin në një sërë mediash shqiptare të informacioneve jo të besueshme për zhvendosjen e pretenduar të Ambasadës Ruse në Shqipëri në një godinë të re për arsye të riemërtimit të rrugës, njoftojmë sa më poshtë:

Ndërtesa e re e Ambasadës, e pajisur për zyrën e misionit diplomatik, u përgatit dhe u hap solemnisht në prani të gazetarëve dhe trupit diplomatik të akredituar në Tiranë në shtator të vitit 2019. Megjithatë, zhvendosja e plotë u realizua vetëm në qershor 2022, për shkak të vonesës së punimeve ndërtimore në periudhën e pandemisë.

Në të njëjtën kohë, MEPJ-së shqiptare i është dërguar një njoftim zyrtar për zhvendosjen e zyrës së Ambasadës dhe adresa e re është publikuar në rrjetet sociale.

Do të dëshironim që tani e tutje, përpara publikimit të informacioneve lidhur me punën e misionit tonë diplomatik, gazetarët të kontaktojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e Ambasadës për një informacion të besueshëm.

Të fundit

TikTok mbyllet për një vit, eksperti: Ndikon te bizneset!

Eksperti i ekonomisë Elvin Meka, për paralajmërimin se rrjeti social TikTok do të mbyllet për një vit thotë se...

“Larg dhunës”/ Mesazhi i Arqipeshkvit Arjan Dodaj: Duhen politika pro jetës e familjes!

Të falim dashuri dhe të vihem në shërbim të njëri-tjetrin. Ishte ky mesazhi në prag të krishtlindjes i Imzot Arjan Dodaj, në katedralen e...

Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor

Padia ishte bërë për të rrëzuar paktin PD-PS për listat e mbyllura dhe ndryshime të tjera, por tashmë ankimimi nuk është marrë parasysh. Gjykata Kushtetuese ka...

Enkel Demi dhe Mesila Doda bëhen gjyshër për herë të parë, vjen në jetë nipi i tyre

Gazetari Enkel Demi dhe deputetja Mesila Doda janë bërë gjyshër për herë të parë. Në vigjilje të Krishtlindjeve një bekim ka ardhur në familjen...

Berisha, humbësi i protestës/ Doli në rrugë, por nuk arriti asgjë

Kishte premtuar mosbindjen civile më të fuqishme të ndodhur këtë herë, që ishte dhe vetë në ballë të saj, por i vetmi që u...

Lajme të tjera

Web TV