Sezoni i fundit i ‘America’s Got Talent’ ka pasur konkurrentë të jashtëzakonshëm, por kush është më i jashtëzakonshëm se Elvis Presley?!
Siç shkruan Daily Mail, kompania ‘Metaphysic’, me një teknologji të papërshkrueshme, solli në jetë ikonën më të madhe të muzikës të të gjitha kohërave.
‘Metaphysic’ bëri të dukej sikur Elvis ishte gjallë dhe shëndoshë e mirë, dhe qëndronte pikërisht aty në skenë përballë jurisë, audiencës dhe miliona shikuesve nga ekrani.
Magjia e pabesueshme e efekteve speciale madje, bëri që këngëtari edhe të prezantohej shkurtimisht, dhe të thoshtte se sa mirënjohës ishte që po merrte pjesë në konkurs përpara se të fillonte të performonte disa nga hitet e tij.
Me të vërtetë dukej sikur Mbreti ishte ringjallur dhe fansat mbetën gojëhapur nga teknologjia, pasi veç pamjes edhe lëvizjet e tij ishin ekzaktësisht si të këngëtarit kur ai ishte gjallë.
Më pas, Presley ndau skenën me dy gra të tjera, ‘versione të rreme’ të vetë anëtareve të jurisë të “America’a Got Talent”, Heidi Klum dhe Sofia Vergara, dhe më vonë iu bashkua edhe Simon Cowell.
Ndërkohë, kudo flitet se mbase kjo është e ardhmja e performancave dhe shfaqjeve televizive dhe muzikore.
Kjo nuk është hera e parë që një personazh i famshëm ‘ringjallet’ duke përdorur teknologjinë. Tupac u ‘ringjall’ përmes teknologjisë hologram në 2012 për një performancë të veçantë në Coachella.