Berisha ‘non grata’ edhe nga Bashkimi Europian? Balla: Besoj se do të ndodhë shumë shpejt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Taulant Balla, është i bindur se shumë shpejt edhe Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare do t’i bashkëngjiten SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe në dënimin e personave të korruptuar dhe që minojnë demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

“Për çështje të karakterit të luftës kundër korrupsionit, minimimit të demokracisë, SHBA, Britania e Madhe dhe BE janë gjithmonë të koordinuara mes tyre. Ka një iniciativë në Parlamentin Evropian, ku kërkohet që personat të cilët janë shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo të përfshirë në instrumentet e tjerë për të identifikuar këdo që punon në dëm të interesit të Ballkanit Perëndimor. Në vlerësimin tim edhe dënimi nga BE nuk do të vonojë, ky është vlerësimi im. Është logjike që kjo të ndodhë dhe besoj se do të ndodhë”, tha Balla, në prononcimin për mediat.”, u shpreh Balla

Ai theksoi pas mbledhjes së grupit se ekspertët kanë arritur në përfundimin që 61 bashki dhe 12 qarqe janë ndarja më e mirë administrative territoriale e vendit. Një mesazh e kishte edhe për kundërshtarin e tij, kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj duke i thënë se nuk ka përse të ndihet i provokuar por të respektojë vendimin.

“Për t’ju kthyer komunikimit që kemi pasur së bashku, ne me grupin parlamentar të PS kemi marrë informacion nga grupi i ekspertëve. Pasi morëm në konsideratë të gjitha rekomandimet e propozimet dhe vlerësuam ecurinë e deritanishme, na kanë sugjeruar që mes propozimeve që kanë ardhur, ka propozime për rritje të numrit, për zvogëlim të numrit. Ju solla rastin e një bashkie të Tiranës. Konkluzioni i ekspertëve është që t’i qëndrojmë kësaj ndarje administrative territoriale. Edhe nëse merret një vendim, nuk zhvillohet në këto zgjedhje që vijnë, por në 2027.

Ekspertët e angazhuar nga ana jonë na sugjerojnë se në dobi të një pune më të mirë të bashkive, do të kemi dhe një raport konkret që sjellin të gjithë argumentat që mbrojnë qëndrimin tonë. Ne kemi arritur në përfundimin që 61 bashki dhe 12 qarqe janë ndarja më e mirë administrative territorial e vendit. Komisioni vijon punën, përfaqësuesit tanë do të kenë edhe sugjerimin e ekspertëve, por vendimmarrjen e ka Komisioni. Kur të shkojnë në seancë plenare, do të ketë edhe vendim për këtë çështje. Uroj që Alibeaj të mos ndihet më i provokuar sepse në demokraci, të pëlqen apo jo, vendimi i kundërshtarit është i tij”, tha Balla

Lexo edhe :  Celibashi paralajmëron qytetarët/ Minimumi 3 vjet ndëshkim për ata që fotografojnë votën

Të fundit

Votat nga emigrantët e Greqisë, nis sot numërimi i 50 mijë zarfeve të lëna pezull

Pas kontestimit nga ana e Partisë Demokratike, ditën e sotme pritet të nisë numërimi i votave të diasporës nga...

KQZ publikon shifrat paraprake, sa shqiptarë votuan brenda dhe jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një bilanc paraprak mbi pjesëmarrjen në votime për zgjedhjet e 11 majit, bazuar në të dhënat e transmetuara...

Macron vizitë zyrtare në Tiranë, do të takohet me Ramën! Do nënshkruhen disa marrëveshje

Pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian, Emmanuel Macron qëndroi në kuadër të vizitës zyrtare që do të zhvillojë sot, më 17 maj, në Shqipëri....

Rama publikon videon me momente nga Samiti në Tiranë: Një ditë historike në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, që u zhvillua ditën e djeshëm në Tiranë. Kreu i qeverisë shprehet e...

Shqipëria vend pritës/ Liderët e BE-së hartojnë politikat e sigurisë dhe ekonomisë

Në samitin e mbajtur në Tiranë, udhëheqësit më të lartë të Europës u mblodhën për të diskutuar sfidat më të mprehta të kontinentit nga...

Lajme të tjera

Web TV