BE miraton paketën makro-financiare, 5 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i BE-së të martën aprovoi 5 miliardë euro shtesë (gati 5 miliardë dollarë) ndihmë makro-financiare për Ukrainën duke miratuar zyrtarisht masën e rënë dakord nga ministrat e financave të bllokut në fillim të këtij muaji, sipas faqes një njoftimi të lëshuar sot.

Kjo shënon fazën e dytë të mobilizimit të BE-së deri në 9 miliardë euro për të mbështetur stabilizimin makro-financiar të Ukrainës, “për të forcuar elasticitetin e menjëhershëm të vendit dhe për të ndihmuar me kapacitete drejt rimëkëmbjes”, thuhet në deklaratë.

Ky fond pason paketën prej 1 miliard euro të miratuar nga Këshilli i BE-së në korrik.

Ndërsa paketa totale e ndihmës makro-financiare përbëhet nga kredi dhe grante, 5 miliardë eurot e fundit janë thjesht kredi, që do të shlyhen nga Ukraina brenda 25 viteve me garanci, tha një zëdhënës i BE-së për CNN.

“Kredia e re prej 5 miliardë euro do të përdoret për funksionimin e përditshëm të shtetit dhe për të siguruar funksionimin e infrastrukturës kritike të vendit, si zyrat, shkollat ​​dhe spitalet”, sipas Zbyněk Stanjura, ministri i financave e Republikës Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e Këshillit të BE-së.

Kujtojmë se ministrat e financave të BE-së kishin rënë dakord për një deklaratë në shtator  në mbështetje të 5 miliardë eurove shtesë në ndihmë për Ukrainën. Sot është miratuar zyrtarisht kjo ndihmë shtesë, thuhet në njoftimin për shtyp.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV