Adnand Kastrati/ Kirurgu shqiptar në Gjermani që studiuesit i janë referuar 76 mijë herë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Universiteti i Tiranës ka vetëm 1270 publikime, dhe faktorin e impaktit e ka 43, referuar të dhënave të Web of science që nga viti 1990 kur ky site ka nisur fuksionimin.

Ky është një numër krejt minimal punimesh, duke marrë në konsideratë se pranë këtij institucione janë të punësuar një armatë e madhe profesorësh dhe deri në vitin 2013, pjesë e Universitetit të Tiranës ishte edhe fakulteti i Mjekësisë.

Për të kuptuar nivelin e dobët dhe inekzistencën e studimit shkencor në universitetet shqiptare, mjafton të bëjmë krahasim me një profesor të vetëm: kirurgun e njohur shqiptar që është zhvendosur në Gjermani, Adnan Kastrati.

I diplomuar dhe specializuar në Shqipëri për kardiologji, Kastrati mbajti postin e shefit të shërbimit në QSUT më më 1993, ndërsa aktualisht është ndër figurat më prestigjoze të kardiokirurgjisë në Gjermani.

Adnand Kastrati, vetëm si individ rezulton të ketë mbi 800 publikime më një faktor impakti 113. Ndërsa sipas Scopus ai e ka faktorin e impaktit 128 duke u cituar rreth 76 mijë herë.

Pra një autor i vetëm, vlen më shumë se sa i gjithë universiteti i Tiranës, që diplomon çdo vit mijëra të rinj shqiptarë.

“Për sa kohë që shteti nuk ka vizion për mënyrën se si do të orientohet kërkimi shkencor do të jemi në të njëjtën parodi që prej 30 vitesh, japim tituj akademikë të pavlerë, shpenzojmë taksat për produkte që nuk sjellin asgjë të re në kontekstin ekonomik, social apo kulturor” u shpreh studiuesi Taulant Muka./Top Channel

Të fundit

UFC në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump jep njoftimin e shumëpritur

Donald Trump ka njoftuar mbajtjen e një eventi të UFC-së në oborrin e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2026,...

“Ç’borxh i kanë banorët e Thethit?” Prokuroria Shkodër reagon pas deklaratave të Ramës

Prokuroria e Shkodrës ka reaguar zyrtarisht pas akuzave të kryeministrit Edi Rama kundrejt prokurores së këtij institucioni, Elsa Gjeli, lidhur me disa objekte ndërtimi...

Mbyllet tregu i Zdrales në Shkodër! “Na ofrojnë dyqane me 5 mijë euro metri”

Tregtarët e Zdrales në Shkodër protestuan sot përpara Bashkisë, pas një njoftimi zyrtar nga Komuniteti Mysliman që u kërkon të lirojnë tregun brenda dy...

“20 vjet në zyra, asnjë shërbim qytetarëve”. Rama e ka seriozisht me Vlorën

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, ka debatuar më një gazetar i cili e pyeti kryeministrin nëse me lëvizjet për largimin e drejtorëve...

Skuadrat shqiptare në Kupat e Europës: Kujdes euforinë!

Nga ERVIN BAKU Nesër, e Martë, 8 Korrik dhe të Enjten, 10 Korrik,  skuadrat shqiptare debutojnë në Kupat e Europës së UEFA-s, sezoni 2025-2026. Shorti,...

Lajme të tjera

Web TV