Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Përse u pre hovi i opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy liderët e opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta premtuan se fundi i shtatorit do ishte edhe “fundi politik” i Ramës nga protestat masive të qytetarëve. Përse Berisha dhe Meta nuk po mbajnë premtimin dhe “forcat e padukshme” që ndaluan vrullin opozitar. Mbi zhvillimet politike në vend komentojnë për gazetën “Fjala” analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi, Leonard Karaj dhe Erald Shulla.

Nga Fernada Cenko

“Në shtator do ketë protesta të fuqishme, deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama”-deklaronin kreu i PD-së Sali Berisha dhe ai i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Ky premtim tashmë po ngjan si një “ëndërr vere”, e thënë përgjatë muajit gusht. Shtatori po del dhe deri më tani vetëm një protestë fare e vogël pavarësisht bujës së madhe që mbajti Meta pranë inceneratorit të Tiranës nuk përligj premtimin e liderëve opozitarë. Arsyet mund të jenë shumë për këtë ndalim të vrullit opozitar. Ndër më kryesorët janë problemet brenda tyre ku secili si Berisha ashtu edhe Meta do u duhet të merren një herë me veten apo partinë dhe më pas me kundërshtarin politik, që deri më tani është në mbrojtje, duke sulmuar. Në PD së fundmi është rikthyer edhe një herë dyshimi se janë sponsorizuar nga fonde ruse për të lobuar në SHBA në vitin 2017, ku si qëllim ishte një foto e kryedemokratit Basha me presidentin e atëhershëm amerikan Donald Trump. Ndonëse ngjarja është zhvilluar pesë vite më parë, ajo është rikthyer me një shkrim të publikuar tek “Zëri i Amerikës” të cilët duke iu referuar një burimi zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dalin në përfundimin se Basha është financuar nga rusët. Berisha tentoi ta shfrytëzojë këtë moment për të nisur një tufë tjetër “shigjetash helmuese” ndaj Bashës, të cilin pavarësisht se nuk e ka më rival, kërkon ta gjunjëzojë përgjithnjë, duke mos i lënë asnjë mundësi ringritjeje. Megjithatë dëmi në PD është i madh, pasi partisë kryesore opozitare do i duhet të rigjejë veten me një kryetar të shpallur “non grata” nga SHBA dhe me një ish-kryetar të dyshuar se mori financime nga lobimet e errëta me ndikim rus.

Lexo edhe :  “Është radha jonë për të fituar”/ Berisha: Rama do rrëzohet bashkë me Perandorinë e Soros

Nga ana tjetër Ilir Meta as edhe një çast qetësi nuk po siguron për veten. Tre kallëzime penale të bëra në SPAK në një hark të shkurtër kohor e kanë vendosur kreun e Partisë së Lirisë në akuzë publike për “pastrim të produkteve të veprës penale”, “fshehje të të ardhurave” dhe “shpërdorim detyre”. Edhe sikur asnjëra të mos qëndrojë në një kohë tjetër pas kryerjes së hetimeve, dëmi është bërë, pasi në politikën tonë të tre dekadave të fundit opinioni quhet më i rëndësishëm se fakti. Të gjitha këto faktorë e kanë stepur opozitën e cila tashmë do i duhet të vendosë një tjetër “ultimatum” për qeverinë deri në rrëzimin e saj. Këtë lojë të nisur po e përdor kryeministri Edi Rama që ngjan se me opozitën i ka mbyllur hesapet, por ka disa probleme serioze me qeverisjen e tij përsa i përket rritjes së çmimeve, pakënaqësisë së qytetarëve, skandalin me publikimin e të dhënave publike dhe shtetërore nga sulmet kibernetike, çështjen e inceneratorëve dhe mbi të gjitha me krizën energjitike që minimalisht do të çojë në rritjen e çmimeve. Vjeshta po nis ndryshe nga çfarë ishte menduar ku planet e të treshes Rama-Berisha-Meta prishen nga dy “aktorë” që bëjnë faktorin në oazin tonë, SHBA dhe sistemi i drejtësisë. Ky i fundit bën ndonjë krismë çorientuese për të mbajtur në stabilokraci dhe inerci vegjetive një vend jo me demokraci. Mbi situatën politike në vend dhe zhvillimet në sistemin e drejtësisë komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi, Leonard Karaj dhe Erald Shulla.

Plator Nesturi: Trekëndëshi i Bermudeve për opozitën

Erald Shulla: Dekomunistizimi, ashtu si në vjeshtë për të shkundur dhe larguar gjethet e vjetra të politikës

Leonard Karaj: Qeverisja Rama ka degraduar,  por shqiptarët më parë emigrojnë sesa të votojnë këtë opozitë”

Lorenc Vangjeli: Dy standartet e Doktorit për SHBA, refuzon Blinken, por e bind një burim anonim shërbimesh

 

Të fundit

Atalanta e papërmbajtshme, “bergamaskët” mposhtin Milanin dhe marrin kreun e Serie A

Milani ka pësuar disfatë 2-1 në udhëtim te Atalanta pas shtatë ndeshjeve pa humbje. Pas vetëm 12 minutash lojë, Charles...

Scholz mohon përfshirjen në skandalin e mashtrimit ”Cum-Ex”

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mohuar edhe një herë përfshirjen në skandalin e mashtrimit “Cum-Ex”. Duke u paraqitur për herë të tretë përpara komitetit parlamentar...

Avokati Beqiri zbulon detajet: Goditja ndaj Metës është mesazhi i fuqishëm se…

Arrestimi i Ilir Metës, sipas avokatit Idajet Beqiri, është një ogur i mirë dhe çështja u shndërrua në një gëzim kombëtar. Avokati Beqiri u shpreh...

I tha të gjitha në intervistën me Arbanën, pas komenteve në rrjet, reagon Xhensila

Në një postim të fundit, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ndau disa mendime pas intervistës së saj emocionuese që dha një ditë më parë...

A do rikthehesh në politikë? Ish-presidenti Topi habit me përgjigjen e tij

Bamir Topi kritikon në një emision televiziv perceptimin e gabuar të politikës si një sport fizik, duke theksuar mungesën e rregullave të lojës dhe...

Lajme të tjera

Web TV