Pse fjalimi i tij u vonua 13 orë? Mediat: U thirrën mjekë, Putini kishte dhimbje gjoksi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus, Vladimir Putin mbajti një fjalim urgjent për Ukrainën.

Fjalimi i tij me temë lufte erdhi disa orë pasi liderët separatistë të rajoneve të kontrolluara nga Moska njoftuan se do të mbanin një referendum për bashkimin e Rusisë.

Sipas kanalit Telegram General SVR, mjekët u thirrën për të ndihmuar Vladimir Putin përpara se ai të dilte në kamera për të mbajtur fjalimin e tij, pasi Presidenti rus thuhet se kishte një dhimbje gjoksi dhe kollë të fortë.

Ai e mbajti fjalimin pas 13 orësh vonesë.

Kanali Telegram General SVR, që thuhet se drejtohet nga një ish–insajder i Kremlinit, tha se fjalimi i Putinit duhej të riregjistrohej disa herë për shkak të shëndetit të tij të keq.

Në të vërtetë, sipas të njëjtave burime, tre figura kyçe kanë kërcënuar të japin dorëheqjen për shkak të përshkallëzimit dramatik të Presidentit. Duke përfshirë Elvira Nabiullina, kreun e bankës qendrore të Rusisë, e cila ka mbajtur ekonominë në këmbë mes sanksioneve perëndimore, shkruan Daily Mail.

“Kur Presidenti Putin përgatiti fjalimin e tij dhe filluan përgatitjet për regjistrimin, ai filloi të kollitej. Disa përpjekje për të filluar xhirimet u anuluan për shkak të kollitjes. Pas kollitjes së katërt të pasuksesshme për regjistrim, u thirrën mjekët të cilëve Vladimir Putin iu ankua për dhimbje gjoksi”, transmeton kanali Telegram.

Sipas të njëjtit burim, “mjekët rekomanduan shtyrjen e xhirimeve dhe sugjeruan që Putini t’i nënshtrohej analizave, gjë që u bë.”

Fjalimi i Putinit ishte planifikuar për të martën në mbrëmje, por kjo u shty për të mërkurën në mëngjes.

Të fundit

Muaji i Ramazanit, katër këshilla për t’ju ndihmuar të ushqeheni mirë

Ramazani është një nga muajt më të rëndësishëm të vitit për besimtarët myslimanë. Shumica e muslimanëve do të agjërojnë...

Ulje temperaturash dhe reshje bore/Meteorologia zbulon si do jetë moti pas ditës së verës

Dita e sotme ka nisur me reshje të pakta, por në mbrëmje priten rrebeshe kryesisht në veri dhe në qendër. Parashikimi i motit u dha...

Nën masën “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

Ajola Xoxa ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”. Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale...

Hekurudha Tiranë – Durrës, zgjatje afatesh dhe rritje kostosh

Në shkurt të vitit 2021, zyrtarët shqiptarë premtuan gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës se linja hekurudhore Tiranë- Durrës, bashkë me një segment të...

Pse refuzoi Basha ftesën për koalicion? Kthupi tregon ofertën

Zyrtari i lartë i Partisë Djathtas 1912, Rezart Kthupi, ka folur për refuzimin e ftesës së Lulzim Bashës për një koalicion politik, gjatë një...

Lajme të tjera

Web TV