Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i pikturës shqiptare, Sali Shijaku!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shuhet një nga yjet e artit shqiptar. Mjeshtri i madh i pikturës shqiptare Sali Shijaku u shua në orët e para të mëngjesit në moshën 89-vjeçare, pasi prej disa ditësh ishte në gjendje kome. Është një nga artistet e rrallë që vdiq me penel në dorë. Para pak ditësh i biri po e nxirrte në foto duke pikturuar, por sëmuret papritur. Lajmin e ndarjes nga jeta e dha sot në mëngjes i biri Orges Shijaku.

“Me Hidhërim të thellë  ju njoftojmë për Humbjen nga kjo jete të Babait tonë Piktorit të Popullit Nderit te Kombit Shqiptar Sali Shijaku. I Lehtë të qofte dheu. I kushtove gjithë jetën Artit dhe Shqipërisë”, shkruan djali i tij.

Sali Shijaku ishte një nga mjeshtërit e rrallë të pikturës. Një artist ekspresionist që u bëri sfidë edhe metodave të ngurta të realizmit socialist gjatë periudhës së komunizmit. Ai mbeti artisti i ngjyrave origjinale dhe trumfator i lirisë krijuese në art.

Vokacioni i artistit është të ndriçojë thellësitë e shpirtit njerëzor me dritë dhe sot mjeshtri i madh i pikturës shqiptare Sali Shijaku ndriçohet nga drita e parajsës. Sali Shijaku lindi më 12 Mars 1933 në Tiranë.​ ​

Ka përfunduar studimet në liceun artistik Jordan Misja në vitin 1952 dhe ndoqi studimet në  Institutin e Lartë të Arteve “Rjepin”, në Leningrad, sot Shën Petërburg, deri në vitin 1961. Me prishjen e marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Sovjetik (Rusisë) dhe Shqipërisë, Sali Shijaku kthehet në Tiranë dhe në vitin 1962 diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë.

Në vitin 1979 nderohet me titullin “Piktor i Popullit”.Që nga diplomimi i tij e deri në ditët e sotme është një nga artistët që ka ekspozuar vazhdimisht, në ekspozita kombëtare si brenda dhe jashtë vendit. Shijaku është nga artistët më të njohur të arteve pamore në Shqipëri. Në atelienë e tij janë përgatitur dhjetra breza artistësh të cilët koontribojnë sot në skenën e artit shqiptar.

Lexo edhe :  Intervista: "Letërsia mund të jetë një formë rezistence": Lea Ypi flet me Elif Shafak

Shijaku është cilësuar nga studiuesit si një nga piktorët më të rëndësishëm shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX, Ai krijoi vlera artistike që ndikuan në modernizimin e pictures shqiptare të viteve 1965 -1980. Shijaku ishte piktor kolorist, dekorativ dhe krijuesi I kompozimeve, një figurë shembull në artin piktorik shqiptar të çerekut të fundit të shekullit XX.

Tabloja e titulluar “Heronjtë e Vigut” ishte diploma e studentitShijaku, tëcilën ai e mbrojtinëvitin 1962, pas kthimitngaRusia  nëInstitutin e Arteve, Tiranë. Artisti Sali Shijaku, thotë studiuesi i arte ve Ailli Drishti, është një nga figurat madhore të arteve pamore shqiptare.

Ekspozita e tij e parë vetjake daton nëvitin 1965. Shijaku ka ekspozuar në Bienalen e Aleksandrisë (Egjipt), Rumani, Itali, Francë, Kinë, Turqi, Austri. Në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve ruhen 92 vepra të artistit në pikturë, vizatime, qeramikë. Shijaku prej shumë vitesh jetonte ndërmjet Tiranës dhe Italisë.

Të fundit

Krijohet Operatori Kombëtar për Ujin, Rama: Paaftësia e bashkive, e frikshme!

Është zhvilluar ditën e sotme prezantimi i Operatorit të Ujit. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nënvizoi se...

“Qeveria nuk do të rrisë çmimin e ujit”, Balluku: Mbrojtje më të fortë për burimet ujore!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u shpreh se për të gjitha ata që thonë se do të ketë një...

Firmosi me Juventusin, Braçe ‘kritika’ për Edon Zhegrovën: Pupupu

Emri i Edon Zhegrovës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm mes tifozëve, por edhe te politikanët shqiptarë. Pas urimeve nga kryeministri...

Balluku: Uji i pijshëm s’mund të përdoret për lavazhe makinash dhe mbushje pishinash

Ministrja Belinda Balluku ka “qortuar” sot të gjithë ata që shfrytëzojnë ujin e pijshëm në mënyrë pa kriter. Ajo tha se uji i pijshëm...

Si po lirohen ukrainasit nga librat në gjuhën ruse

Sulmi i Putinit ka bërë që dashamirësit e librave në Ukrainë të largohen nga dominimi letrar rus, me mjete të ndryshme Charlotte Higgins/ në Kyiv...

Lajme të tjera

Web TV