“Ne u sulmuam”/ Rama thirrje Asamblesë së OKB-së: Kthejini sytë nga siguria kibernetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një fjalim historik, kryeministri Edi Rama ka ngritur lart zërin për interesin mbarëkombëtar, e ku është ndalur me një kërkesë të drejtpërdrejtë drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë solli në vëmendje se Shqipëria u sulmua në kohë paqeje nga Republika Islamike e Iranit me qëllim paralizimin e shërbimeve publike si dhe vjedhjen e të dhënave.

Po ashtu, Rama i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që të trajtojë më seriozisht sigurinë kibernetike. Ndërsa tregoi se si përgjigje, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, Rama paralajmëroi se ky është qëndrimi që do të mbahet me këdo që mbështet apo sponsorizon veprime të tilla.

“Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të fokusohet te siguria kibernetike…Në korrik, Shqipëria u bë shënjestër e një sulmi masiv kibernetik. Synimi i qartë ishte për të paralizuar shërbimin publik dhe për të vjedhur të dhënat…Një hetim i thelluar dhe i gjatë ka konfirmuar që sulmi kibernetik që donte të gjunjëzonte një vend sovran, u krye nga Republika Islamike e Iranit. Ndërpremë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, shembull parandalues për këdo që mbështet apo sponsorizon veprime të tilla. Këshilli i Sigurimit të trajtojë më seriozisht sigurinë kibernetike”, tha Rama.

 

Të fundit

Kutitë u hapën, pushime të mbara!

Nga Skënder Minxhozi Ashtu siç pritej saga e hapjes së kutive dëshmoi edhe një herë tjetër, nëse ka qenë nevoja...

Prezantohet droni më i madh autonom me energji diellore/Fluturon pa pilot deri në 90 ditë

Skydweller Aero po zhvillon një flotë të aeroplanëve më të mëdhenj autonomë në botë, pa pilot dhe me energji diellore, që synojnë të realizojnë...

Ivanka Trump: Në Sazan do të ndërtojmë resortin ideal!

Prestigjiozja “The Guardian”, i ka kushtuar një artikull ishullit shqiptar të Sazanit, pasi këtu do të investohet nga Jared Kushner, ky dhëndri i Presidentit...

Shqipëria që meritojmë dhe Lezha që duam!

Ulsi Manja “Një model i qeverisjes që flet me vepra, jo me premtime.” Në zemër të kësaj vere të nxehtë, një ndjesi e re po mbush...

Dita e 6-të e rinumërimit të votave për Tiranën/ PD ka humbur 309 vota

Sot është dita e gjashtë e rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët për qarkun e Tiranës. Procesi pritet të nisë në orën 09:00,...

Lajme të tjera

Web TV