Nga televizori tek kondicioneri, Balluku: Këto janë pajisjet që harxhojnë 800 kWh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 1 tetori, mesa duket do të duhet ta kursejmë energjinë më shumë se kurrë e do t’i bëjmë llogaritë ‘me laps e letër’.

Nga kjo datë konsumatorët që harxhojnë më shumë se 800 kWh do të paguajnë 42 lekë/kWh. Konkretisht, tarifa për blerjen e energjisë është 35 lekë për kWh, plus 7 lekë tarifat e transmetimit.

Ndaj, Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka publikuar një tabelë shpjeguese për konsumin e energjisë deri në 800 kWh në muaj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balluku shprehet se janë analizuar aktivitetet shtëpiake që mbulojnë 800kWh në muaj, ndërsa sugjeron qytetarët të kursejnë.

“Çfarë aktivitetesh shtëpiake mbulojnë 800kWh? Lexoni tabelën dhe krahasoni konsumin tuaj mujor. Kursimi është ajo çka të gjithë duhet të bëjmë në këtë moment të vështirë të krizës energjetike në mbarë botën. Kursejmë që të kemi!”, shkruan ministrja.

Kjo rritje e energjisë të aplikohet vetëm për periudhën tetor-dhjetor, ndërkohë që më pas do të ketë një vendimmarrje të dytë edhe në varësi të situatës meteorologjike.

Të fundit

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet....

“Duan klikime!” Sa i sinqertë është Elvis Pupa me reagimin e tij?

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me lajmet e publikuara një ditë më parë...

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe ekosistemin

Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më shumë se 3 vitesh ka...

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Lajme të tjera

Web TV