Drejtuesit e Qarqeve/ Klosi pason Ahmetajn, Spiropali shkon në Shkodër, Majko në Kukës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS, janë zbuluar se kush janë drejtuesit e rinj politike në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Kukës

Kryeministri Edi Rama në zgjedhjet vendore do të ketë një skuadër të re organizative. Arben Ahmetaj nuk është më drejtues qarku i Vlorës. Në vendin e tij është vendosur Blendi Klosi.

Elisa Spiropali është vendosur në vend të Edona Bilalit në Shkodër. E ndërsa Pandeli Majko, ka marrë një detyrë të re, duke u vendosur drejtues i qarkut të Kukësit.

“Ndryshime të natyrës organizative që nuk kanë ndonjë peshë, nuk janë ndryshime qeverie, të gjithë kanë detyrat dhe ndryshimi i pozicioneve në kushtet kur jemi drejt një fushate zgjedhore, s’ka asgjë të re”, tha Rama.

Zgjedhja e kandidatëve për kryebashkiak në zgjedhjet vendore të 2023, duket se do të jetë sërish ekskluzivitet i vetë Ramës, apo propozim i drejtuesve të qarqeve, çdo mënyrë tjetër është përjashtuar. Ndalur këtu, ai nuk ka kursyer edhe ironitë për kundërshtarin politik, Sali Berisha që tha se kandidati do dalë nga një garë e brendshme brenda partisë. Sapo u pyet “nëse do ketë primare”, Rama u përgjigj shkurt “Jo, faleminderit”.

Të fundit

Gazetarja ‘godet’ politikën: I bëjnë fushatat për ‘like’, jo për vota

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, komentoi fushatat elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Ajo i komentoi këto fushata nga...

Zgjedhjet 2025/ Celibashi: 5 vjet burg kush shet apo blen votën

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka lëshuar një paralajmërim të qartë për të gjithë qytetarët në prag të zgjedhjeve të 11...

LaCivita futet në “aksion”, krahason Berishën me Trumpin

Shefi i fushatës së PD, amerikani Chris LaCivita, thotë se Edi Rama po vepron me kundërshtarin si Joe Biden me Donald Trumpit, përmes drejtësisë...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite përgjithësisht e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni me shume rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni...

Lajme të tjera

Web TV