Qytetari nga Skrapari i habit të gjithë: E dua vjehrrën më shumë se nënën time!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tema e dytë e diskutimit në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, lidhet me një dilemë që mund të lindë tani që ndodhemi në një krizë energjitike. Nëse do ju duhej të zgjidhnit përdorimin e vetëm një prej këtyre pajisjeve, do të ishte tharësja që than flokët mamaja apo rezistenca ku ngroh këmbët vjehrra?

Nasi, një telefonues nga Skrapari habit Aldon dhe gazetaret me përgjigjen e tij. Ai thotë se vjehrra është gjithçka për të sepse i ka dhënë jetë bashkëshortes së tij.

Nasi: Kjo është paksa delikate si pyetje.

Aldo: Pse?

Nasi: Sepse është shumë e vështirë zgjedhja.

Aldo: Po tani, drejt kësaj po shkojmë plako, do kursejmë apo jo?

Nasi: Po mirë, do kursejmë, unë do përdorja rezistencën për vjehrrën.

Aldo: Vërtet e ke?

Nasi: Po, sepse të tërë ata burra që thonë “jo, unë vjehrrën s’e dua, tërrci-vërrci”, janë të tërë mashtruesa. Vjehrrat janë krijesat më të mira në këtë botë.

Aldo: E para, nuk ka burrë që thotë nuk e dua vjehrrën pa pasur një shkak.

Nasi: Ashtu thonë të tërë ata. Unë e kam nga eksperienca ime miku im.

Aldo: Që do të thotë?

Nasi: Që do të thotë unë për vjehrrën bëj gjithçka. Nuk dua që të vuajë.

Aldo: Po tani zgjedhja është mes vjehrrës dhe mamasë. Zgjidh.

Nasi: Vjehrrën.

Aldo: Seriozisht e ke?

Nasi: Po, seriozisht. Të betohem. Ajo ka bërë krijesën më të dashur të jetës time.

Albana Çaushaj: Po ajo tjetra të ka bërë ty ndërkohë.

Nasi: Po mirë, më ka bërë nga rastësia.

Megi Latifi: Po mirë edhe ajo nga rastësia qenka bërë atëherë, nusja juaj.

Lexo edhe :  Spitali ditor në QSUT, shërbim 24 orë për pacientët pa nevojë shtrimi

Nasi: Po më ka bërë një dhuratë të jashtëzakonshme vjehrra mua. Pse mos të kujdesem për vjehrrën?

Krejt papritur, Nasi bën me dije se vjehrra e tij nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Sapo Aldo e pyet se çfarë problemi ka, ai shpërthen në të qara dhe mbyll videothirrjen./tvklan.al

Të fundit

Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta! Detajet e linjave që do të nisin operimin në 2026-ën

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar...

U shfaq me sy të nxirë në krah të Trump, Musk zbulon se kush e goditi me grusht

Elon Musk është shfaqur me sy të nxirë sot në një konferencë të përbashkët me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, nga ku foli për...

Horoskopi ditor, 31 Maj 2025

DASHI Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale dot. Do merrni disa vendime ne cift te cilat do i japin nje tjeter drejtim...

Raporti për farsën/ Berisha: Në 10 qershor gati dosja për kancelaritë europiane

Kreu i Partisë Demokratike deklaron se zgjedhjet e 11 majit ishin të manipuluara dhe se raporti përfundimtar do t’u dërgohet institucioneve ndërkombëtare në 10...

Lajme të tjera

Web TV