Lorenc Vangjeli: Sali Berisha ka qenë fati dhe fatkeqësia e Ilir Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot, për analistin Lorenc Vangjeli, Ilir Meta nuk është më një boksier i peshave të rënda që është vënë të luajë muzikë klasike me doreza boksi. Rrethanat kanë ndryshuar, e për rrjedhojë Vanegjli thotë se edhe roli i Metës, tani më është krej i ndyshëm.

“Duke kujtuar atë shakanë e famshme që ngjan si një boksier i peshave të rënda, që me doreza boksi në dorë luan muzikë klasike. Sot është në rolin e solistit në orkestrën tonë të zhurmës”, tha Vangjeli.

Aleanca e tij me Sali Berishën është kryefjalë e asaj se ç’po ndodh në opozitën e kohërave të fundit. Në emisionin ‘Kontrast’, Vangjeli tha se për Metën, Berisha është fati dhe fatkeqësia e tij.

“Sali Berisha ka qenë fati dhe fatkeqësia e Ilir Metës. Kështu e mendoj unë, në këtë pjesë të fundit, i bie të jetë pak fati. Fatkeqësia që ka rënë Berisha përballë SHBA, tentativa e aleatit tonë për të pasur edhe një sy nga opozita, zonja Kim në emër të SHBA në një mënyrë apo tjetër, ka votuar për kreun e nesërm të opozitës shqiptare Ilir Meta. Nëse do kishte një votë”, tha analisti.

Një koment e ka pasur edhe opozitën e Lulzim Bashës.

“Përkundër miqve të shndërruar miq apo e armiqve të bërë në miq, përkundër të gjithë asaj që mund të të tingullonte e panatyrshme, e konsideroj që është fat, që Ilir Meta, me të gjithë dritëhijet e tij kthehet duke u bërë faktor kryesor për ringjalljen e opozitës dhe për të bërë të mundur atë që nëse kritikët e Ramës e quajnë kryeministrin me një sjellje pushtuesi, opozita e djeshme ishte një segment kuisling i saj”, tha Meta, e ndërsa në fund tha se “Tmerrohem kur mendoj se Rama, Meta e Berisha mund të kenë të drejtë kur flasin për njeri-tjetrin”, prandaj deklaron se nuk i mbetet gjë tjetër veç se të shpresoj për të kundërtën e atyre që ka dëgjuar.

Të fundit

Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale, sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025

Tashmë është fakt i kryer. Nga ky muaj qytetarët do të paguajnë më shumë për shërbimet që mbulon Agjencia...

Rrugët tona të periudhës së paqes, më të rrezikshme se të kohës së luftës

Nga Leonard Veizi Në mes të verës, ndërsa bregdeti gumëzhin nga zërat e pushuesve dhe qytetet mbushen me ritmin e jetës së përditshme, rrugët shqiptare...

Euro bie në nivelin më të ulët historik, me sa këmbehet monedha evropiane

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehet...

PAMJE APOKALIPTIKE: Uji vërshon nga mali në fshatin indian, merr përpara gjithçka!

Katër persona kanë vdekur, dhjetëra të tjerë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja dhe nëntë personel ushtarak janë të zhdukur pasi një...

Në zonat rurale jetohet më mirë se në qytete!

Nga Artan Fuga Nga çuditë e historisë e së tanishmes në Shqipëri. Nga shumë statistika që konsultoj më është formuar mendimi që pjesa dërmuese njerëzve në...

Lajme të tjera

Web TV