Rama: Satelitët do të pasohen nga dronët e armatosur, ja kur do t’i marrim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e shërbimit satelitor në Republikën e Shqipërisë.

Në fjalën e tij Rama tha se me satelitët do të krijohet mundësia për të monitoruar çdo parregullsi në territorin e vendit tonë.

Kryeministri bëri me dije se satelitët shumë shpejt do të pasohen me dronët  e armatosur, të cilët do të jenë funksional për raste ekstreme, si kundër luftës dhe armikut potencial.

Rama: Me satelitët nuk do të ketë më mundësi që të ndërtohen kate pa leje sepse satelitët kanë  kapacitetin të shohin çdo volum të ngritur mbi sipërfaen e tokës. Në rast se ne do të  kishim qiellin e hapur ky perimetër këtu është i kapshëm si pikë. Policët janë shumët zellshëm kur kapin një plakë 80 vjeçe dhe nuk kanë sy për të parë se një pallat në krah shton kate sepse sytë ua mbyll paraja. Për ne kjo ësntë një sfidë e re dhe teknologji i jep mundësi vendeve në zhvillim. Me satelitët do të kemi mundësi të monitorojmë të gjitha të mbjellat dhe do të jetë shumë e lehtë për ministrinë e Bujqësisë që të vërtetojë vetdeklarimet që lidhen me nevojën për të subvencionuar naftën. Ti nuk mund të vish dhe të thuash dua naftë kur nuk ke mbjellë asgjë.

Kjo nuk do të ndodhë më. Ne do  të krijojmë një bazë të dhënash që të na japin mundësi për të bërë shumë analiza, për të parë të mbjellat e kulturave të ndryshme dhe për të bërë konkluzione të shpejta. E njëjta gjë për plazhet, lumenjtë, pyet dhe zjarret, të cilat do t’i kemi në një pasqyrë të vëna nga inspektoriati i lartë. Do të jetë e pamundur që sytë e inspektorit t’i shesin shtetit një realitet të paqenë. Do të jetë e pamundur që të bëhen legalizime  aty ku nuk ekziston ndërtesa.

Lexo edhe :  Dekada e kredive: ndërtojmë, blejmë, udhëtojmë me lekët që nuk i kemi

Me lëshimin e satelitëve ne hyjmë në një epokë tjerër, në funksion të forcimit të shtetit dhe në funksion të barazisë para ligjit. Satelitët shumë shpejt do të pasohen nga dronët, të cilët me zhvillimet e reja kemi vendosur që t’i komplentojmë  dhe t’i marrim të armatosur. Këta janë për raste ekstreme kundër terrorizmit dhe armikut potencial. Dronët kanë një tërësi funksionesh në përputhje me satelitët, duke qenë në dinamikë të vazhdueshme. Edhe dronët shumë shpejt do të jenë në funksion. Kjo na jep mundësinë që vitin që vjen ta shikojmë të lehtësuar pozicion tonë në luftën për kontrollin e plotë mbi territorin dhe në funksion të rritjes së kapaciteteve shtetërore në të ardhmen në të gjithë sektorët horizontalisht. Shteti shqiptar është më i fortë me këto instrumenta.

Të fundit

23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore shqiptare

Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti për ne mbretërorët se, 23 vite më parë...

Malcolm X themelon Organizatën e Unitetit Afro-Amerikan

28 qershor 1964 Më 28 qershor 1964, aktivisti i njohur për të drejtat civile, Malcolm X, shpall krijimin e Organizatës së Unitetit Afro-Amerikan (OAAU –...

Abuzim me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë dhe biznesmenë

SPAK përfundon hetimet dhe merr të pandehur 28 pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë të cilët akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të...

Xhensila Myrtezaj “mollë sherri”? Ledri Vula i jep fund lidhjes me të dashurën

Ledri Vula është sërish në qendër të medias rozë, këtë herë për jetën e tij sentimentale. Pas një kohe të shkurtër të përfolur për...

Synon t’i japë fund luftës në Gaza, zbulohet plani me 5 pika i presidentit Donald Trump

Të martën përfundoi lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit. Që përpara armëpushimit, duket se SHBA dhe Izraeli janë dakordësuar për një plan të ardhshëm...

Lajme të tjera

Web TV