Rezulton e suksesshme kura eksperimentale për Alzhaimerin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rezultatet e një ilaçi që duket se ngadalëson sëmundjen e Alzhaimerit përfaqëson një “moment historik”, janë shprehur ekspertët.

Kompanitë farmaceutike Eisai dhe Biogen kanë sqaruar se medikamenti i tyre funksionon kur rekomandohet në fazat e para të sëmundjes.

Detajet e studimit priten ende të publikohen, por deri më tani duket se ngadalëson ritmin e degradimit të trurit. Megjithatë, kjo ka shërbyer mjaftueshëm për të ngazëllyer shkencëtarët dhe organizatat që merren me demencën.

Lecanemab është krijuar që të shfarosë grumbujt e proteinave toksike të beta-amiloidit që shtresëzohen në trurin e njerëzve të sëmurë me Alzhaimer. Dhjetëra teste ilaçesh të tjera kanë dështuar duke shtruar para shkencëtarëve dyshimin nëse problemi ishte vërtet amiloidi.

1795 vullnetarëve në fazat e hershme të Alzhaimerit iu injektua lecanemab çdo dy javë dhe i nënshtroheshin testeve të kujtesës dhe aftësisë mendore. Ritmi i rënies konjitive ishte reduktuar me 27%  në harkun kohor të  18-muajve.

Përveç  kësaj, u vu re se niveli i proteinës toksike në tru ishte ulur. Efektet anësore përfshijnë ënjtje të trurit dhe dhimbje koke. Ky medikament nuk do të funksionojë për forma të tjera të demencës.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV