Teksa ERE kishte marrë vendim që më 1 tetor të ndryshonte fasha e energjisë, duket se kryeministri Edi Rama është tërhequr.
Në një sqarim paraprak Rama ka bërë me dije se do të sqarohej se pse nuk do të zbatohet nga nesër fasha prej 800KW.
Kryeministri Edi Rama:
Burimet tona energjitike varen nga reshjet. Sistemi ynë energjitik me hidrocentrael plot e përplot plotëson 75% të nevojave tona për energji. Ne po ecim sipas planit për të plotësuar nevojat 100% të vendi. Por hë për hë nuk i plotësojmë dot të gjitha nevojat dhe do të vazhdojmë të dalim në tregun ndërkombëtar aty ku goditen të gjitha vendet e Evropës nga çmimet e larta. Unë dhe qeveria jemi këtu për të mbrojtur çmimin dhe për të mos lënë asgjë pa bërë, që barra faktike dhe psikologjike e kësaj lufte dhe inflacionit që ka sjellë të lehtësohet sa më shumë. Jam këtu për t’ju thënë që kam një lajm pozitiv. Ditët e fundit kemi pasur përmirësim të nivelit në Fierzë dhe presim që të materializohen parashikimet për reshje të tjera. Në këto kushte, bazuar në një analizë të detajuar si dhe angazhimin e plotë për të shfrytëzuar çdo mundësi që krijohet, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 kwh të mos hyjë në fuqi në muajin tetor.