Amnistia fiskale/ Meta thirrje Ramës: Hiq dorë nga “pastrimi i parave”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të tërhiqet nga projektligji për amnistinë fiskale, pasi BE shprehu shqetësime për këtë nismë.

Pas shqetësimeve të Bashkimit Europian për amnistinë fiskale në Shqipëri, kreu i Partisë Ilir Meta i ka bërë thirrje të heqë dorë dhe të zbatojë rekomandimet e FMN-së. Në një konferencë për mediat Meta e argumentoi qëndrimin e tij me arsyetimin se kjo nismë do të falimentonte biznesin dhe do të nxiste krimin në vend. “Do të dëmtohej në mënyrë fatale biznesi i ndershëm që do falimentonte dhe iniciativa e lirë vendase, do largoheshin edhe ata pak investitorë që kanë mbetur. Do të inkriminohej e gjithë shoqëria, do të minohej besimi i qytetarëve te shteti i së drejtës dhe do të nxitej më shumë ekonomia informale e kriminale, do inkurajohej perceptimi i gabuar se çdo veprimtari kriminale do të amnistohej në të ardhmen dhe do të rriste krimin  e rrugës dhe më shumë shqiptarë në burgje. Shqipëria falë kësaj qeverie është kthyer në bazë operacionale të krimit në mbarë botën”, tha kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Sipas kryetarit kjo do të dëmtonte edhe procesin e nisjes së negociatave të integrimit. “Do të minohej procesi i nisjes së negociatave dhe procesi i integrimit. Mbështes plotësisht të gjitha shqetësimet e argumentuara që janë shprehur në mënyrë të qartë përmes rezolutës së parlamentit europian në 12 maj 2022 dhe nga përfaqësues të vendeve partnere si SHBA dhe Britania e madhe. Shpërfillja e qeverisë është e papranueshme dhe e patolerueshme. I bëj thirrje të hiqet dorë nga kjo përpjekje e pashpresë dhe të zbatohen rekomandimet e FMN duke u kërkuar ndjesë shqiptarëve për këtë provokim”, tha ai. Ai nënvizoi se Qeveria nuk duhet të shpall krimin si motor zhvillimi. “Qeveria të mos shpallë krimin si motor të zhvillimit të vendit. Në çdo vend europian promotor i zhvillimti është arsimi jo krimi”, përfundoi Meta.

Lexo edhe :  U vra nga i dashuri, “La Sapienza” nderon studenten shqiptare

Fasha e energjisë

Droja nga një kosto elektorale në zgjedhjet e ardhshme lokale, sipas Ilit Metës është arsyeja kryesore përse kryeministri Rama vendosi të anulonte vendimin për rritjen e çmimit të energjisë për familjet që konsumojnë me tepër se 800 KËH në muaj. “Është edhe një frikë përpara zgjedhjeve, për të mos përballuar dot një akt aq arbitrar, kaq antisocial dhe antinjerëzor por me shpresën sipas tij për të kaluar zgjedhjet e për t’ua shtuar ndoshta edhe 5-fish”, tha Meta. Vendimi i bërë i ditur nga kryeministri Rama, sipas Metës, mes të tjerash është edhe një tregues i rënies së shtetit të së drejtës. “Ky vendim i marrë, i shpallur dhe i zhbërë në mënyrat më të turpshme, tregon se nuk ekziston shteti i së drejtës dhe nuk ka institucione të pavarura që mbrojnë interesin e qytetarit dhe që bëjnë detyrën. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë, me të dyja vendimet. Është shpallur sot mosekzistenca e ERE-s si institucion i pavarur. Vendimi që mori ERE ishte tërësisht i pabazuar në radhë të parë, pasi u bazua vetëm në vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të KESH-it. Ndërkohë, zhbërja e vendimit duhej të merrej sërish nga ERE”, deklaroi Meta. “Kjo tregon se në krye të qeverisë kemi një kryeministër provokator ndaj qytetarit dhe taksapaguesit. Në rast se ata nuk reagojnë, në rast se opozita nuk përballet me këto manovra hajdutërie, ai i bën 8-fish dëmet”, shtoi kreu i Partisë së Lirisë.

Të fundit

Bastet e paligjshme, Fagioli 2.8 mln euro borxhe: Nëse s’paguan, do të të bëj murator

Vijojnë të dalin detaje dhe shifra të reja lidhur me borxhet e lojërave të fatit të Nicolo Fagiolit në...

Loredana jep një mesazh: Vajta në dasmë për dy arsye

Mbrëmjen e djeshme Loredana ka shkuar në BB VIP në dasmën e Eglit dhe Gjestit. Ku pas pjesëmarres ajo ka bërë një postim në...

Tensionohet seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës

Seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës nisi me një orë vonesë. Të parët që hynë në sallë ishin deputetët e partive...

Ku fle lepuri?”/ Sula: Pse SPAK-istët ishin problem për listën e PD

Deputeti i PD Dashnor Sula, ka dhënë arsyet se pse u la jashtë listave nga Sali Berisha për parlamentaret e 11 majit. Sula tha se...

Kinezët u kapën rob duke luftuar kundër Ukrainës: Forcat ruse nuk janë aq të forta

Dy shtetas kinezë të kapur duke luftuar kundër Ukrainës thanë  gjatë një konference për shtyp se ishin “ushqyer me gënjeshtra” nga Rusia dhe se...

Lajme të tjera

Web TV