Harta e rrallë e vitit 1914, kur Shqipëria numëronte vetëm 800 mijë banorë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Copëtimi i Shqipërisë vazhdon të mbetet edhe sot ‘plagë’ në zemrën e çdo shqiptari, si dhe në kujtesën kolektive të popullit.

Analisti Roland Qafoku, ka publikuar sot në rrjetin e tij social Facebook, një nga “pasojat” e copëtimit. Ai ka ndarë një hartë të rrallë, të Evropës, me popullsinë në vitin 1914.  Trishtues është fakti që Shqipëria numëronte 800 mijë banorë, shumë më pak se sa ishte popullsia jonë reale.

Qafoku shkruan se harta është publikuar së fundmi nga disa historianë dhe gjeografë të huaj.

Statusi i plotë:

Sa banorë kishte Shqipëria në vitin 1914? Një hartë e rrallë me numrin e popullsisë për ne, por edhe për shtetet e kontinentit evropian, e publikuar së fundmi nga disa historianë dhe gjeografë të huaj. Kishim vetëm dy vjet që ishim shpallur shtet dhe me atë që quhet ende si “Shqipëria londineze” numëronim 800 mijë banorë. Sigurisht shumë më pak se sa ishte popullsia jonë reale, pasi territore të tëra që nga Nishi deri në Prevezë qendruan jashtë kufijve etnikë shqiptarë sepse fuqitë e mëdha ia dhanë Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë. Sa dhemb ky copëtimi që na kanë bërë!

Të fundit

Avokati i Ilir Metës në merak edhe për bashkitë: Janë bërë si Komitetet Ekzekutive

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka sulmuar kryeministri Edi Rama në lidhje me ndërhyrjen që ky i fundit...

Malaj sherr live me gazetarin: Mos më fol për ndërzimin e lopëve mua

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Off the Record” mes analistit Floger Muça dhe ish-ministrit të Financave, Arben Malaj. Gjithçka nisi kur Malaj, akuzoi...

Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar drejtorin Fatjon Fasho. Nga komunikimi...

Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda avionit të Ryanair që do...

Emigrimi si faturë e papaguar e biznesit

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, në një bisedë me një biznesmen të njohur shqiptar, ai më theksoi se sfida më e madhe me...

Lajme të tjera

Web TV