Përdhunoi shqiptaren, Italia kërkon ekstradimin e Robinho-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dënuar me 9 vjet për përdhunim në grup, ish-sulmuesi i Milanit, Robinho duhet të shkojë pas hekurave. Ministria Italiane e Drejtësisë, kërkon nga Brazili ekstradimin e ish-lojtarit të kombëtares Selecao, një nga talentet më të mëdhenj të dekadave të fundit.

Vendimi në dëm të Robinhos është i formës së prerë pasi ai u shpall fajtor për përdhunimin e një 23-vjeçareje shqiptare natën e 22 janarit të vitit 2013 në një pub të Milanos. Robinho bashkë me shokun e tij, Ricardo Falco janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për këtë krim ndërsa mësohet se të dy ndodhen në Brazil.

38-vjeçari ka luajtur për 4 sezone me fanellën e Milanit në vitet 2010-2014, ndërsa do të jetë shumë e vështirë të ekstradohen pasi Kushtetuta Braziliane nuk e parashikon një gjë të tillë për shtetasit e vet.

Sipas prokurorisë, Robinho e dehu viktimën deri në pikën kur ajo ishte në gjendje të rënduar dhe më pas e dhunoi në grup në garderobën e një lokali nate. Prokuroria thekson në raport se dhunuesit e përçmuan aq shumë viktimën sa që e turpëruan.

Skuadra e Santosit ku ai u kthye të luante e ndërpreu kontratën menjëherë pasi u publikuan detajet e ngjarjes së shëmtuar.

Të fundit

Shpërthim me lëndë plasëse në Elbasan, dëmtohet disa apartamente

Një shpërthim me lëndë plasëse u dëgjua gjatë natën në një lagje periferike të Elbasanit. Burime jo zyrtare bënë me...

Sot 1 Maji/ Begaj: Nderojmë dinjitetin e punës dhe kontributin që punëtorët kanë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, iu drejtua me një mesazh urimi të gjithë qytetarëve shqiptarë që jetojnë e...

Rama ‘kapet’ me ndjekësin/ E shuan etjen në ujin e kënetës! Ky është vendi yt!

Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy”, iu përgjigj një komentuesi që i shkruante se dalin pas 12 vitesh si halabakë. Kreu i qeverisë e...

Të rikthehemi tek lapsi dhe letra! Përfitimet e të shkruarit me dorë

A keni vështirësi të përthithni informacion kur studioni? Rikthehuni tek letra dhe lapsi. Sipas një studimi të fundit shkrimi i dorës nxit trurin më...

“Boritë e humbjes u dëgjuan dje”/ Rama ironizon rezolutën e PD në PPE: Mal me broçkulla

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy” në rrjetet sociale. Ai e nisi me rezolutën e miratuar këtë...

Lajme të tjera

Web TV