Letra e plotë/ Giorgia Meloni i shkruan Berishës: Ju siguroj mbështetje nga qeveria e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja e sapo zgjedhur e Italisë Giorgia Meloni i ka shkruar një letër kryedemokratit Sali Berisha, përmes të cilës e falenderon për mbështetjen e ofruar ndaj “Vëllezërve të Italisë”.

Në letër, Meloni shprehet se fitorja e partisë që ajo drejton do të jetë shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë.

Afërsinë me Partinë Demokratike, Meloni e konsideron historike, të rëndësishme dhe mjaft thelbësore për të bërë të mundur miqësimin e dy popujve.

LETRA E PLOTË:

I dashur President, Ju falenderoj sinqerisht për mesazhin që më keni dërguar. Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë, të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta.

Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme, ashtu sië është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa mirë rruga evropiane të Shqipërisë. Për këtë pikë të fundit, mund t’ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane. Me përzemërsi të ngrohtë,
Giorgia Meloni.

Të fundit

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës...

Michael Douglas: “Qeveria amerikane po flirton me autokracinë”

Aktori i njohur Michael Douglas ka ngritur shqetësime të forta mbi rrezikun e humbjes së demokracisë në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë një...

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi se paqja është një dëshirë...

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nuk ka të ndalur beteja në rrjetet sociale mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, i cili pak kohë...

Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

Erin Patterson, gruaja australiane e akuzuar për helmimin me kërpudha vdekjeprurëse të tre të afërmve të saj gjatë një dreke në korrik 2023, është...

Lajme të tjera

Web TV