7 tetor 1849/ Edgar Allan Poe, arkitekti i rrëfimit të shkurtër modern

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I konsideruar si arkitekti i rrëfimit të shkurtër modern ai vdiq në 7 tetor 1849 në moshën 40 vjeçare.

Krijimtaria e Edgar Allan Poe-s si një figurë kryesore në letërsinë botërore bazohet kryesisht në tregimet, poezitë dhe teoritë e tij të thella, të cilat ndikuan në formën e shkurtër, si në poezi, ashtu edhe prozë. I konsideruar si arkitekti i rrëfimit të shkurtër modern, Poe ishte gjithashtu paraardhësi kryesor i lëvizjes “arti për artin” në letërsinë evropiane të shekullit të 19-të. Në punën e tij ai demonstroi një zotërim të shkëlqyeshëm të gjuhës dhe teknikës, si dhe një imagjinatë origjinale. Poezia dhe tregimet e Poe-s ndikuan shumë te simbolistët francezë të fundit të shekullit të 19-të, të cilët, nga ana tjetër, ndryshuan drejtimin e letërsisë moderne.

Jeta e tij nisi mes mjerimit dhe braktisjes, e mbushur me peripeci të shumta, shpeshherë i dehur dhe jo rrallëherë shëtitës, si endacak, në kërkim të një strehe. Megjithatë, kudo që shkonte, ai shkëlqente me talentin e tij. Krijimet e tij ishin mbinjerëzore. Imagjinata e tij të çonte larg, në të vërteta të pathëna më parë. Poe kishte qenë një nga poetët më të përkthyer në të gjitha vendet e botës. Në shqipe fillimisht ai ka ardhur nëpërmjet përkthimit të Fan Nolit me dy poemat më të njohura: “Korbi” dhe “Anabel Li”.

Në 3 tetor 1849 ai u gjend në një gjendje mjaft të rënduar mendore dhe fizike në rrugët e Baltimorës. U dërgua menjëhere në “Kolegjin Mjekësor në Washington” ku edhe vdiq, në 7 tetor 1849, në orën 05:00 të mëngjesit. Gjatë çasteve të agonisë, përsëriste vazhdimisht emrin “Reynolds”, edhe pse nuk dihet se kujt po i referohej. Ishte 40-vjeç kur tha fjalët e fundit: “Zot, ndihmoje shpirtin tim të mjerë!”.

Të fundit

Gjikondi: Berisha nuk zhgënjen kurrë! Është njeriu më antishtet dhe antiligj në Shqipëri

Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar çështjen gjyqësore ndaj Ervin Salianjit,...

1944 – Lufta Fino-Sovjetike, Finlanda fiton betejën e Tali-Ihantala

Në verën e vitit 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore, zhvillohet Beteja e Tali-Ihantala, e cila do të mbahej mend si përleshja më e...

Horoskopi ditor, 9 Korrik 2025

Dashi Saturni do iu ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet e jetës ne çift gjate kësaj dite dhe te jetoni me te qete. Nga ana...

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën në “Egnatia Arena” me islandezët...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Lajme të tjera

Web TV