Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e “Mehmet Akif”, mbetet në fuqi vendimi i qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolegji turk Mehmet Akif do të vijojë të jetë i mbyllur dhe nuk do t’i hapë dyert për nxënësit. Vendimin e Qeverisë e ka lënë në fuqi Gjykata Administrative e cila ka rrëzuar kolegjin dhe nuk ka pranuar kërkesën për sigurim padie, kërkesë e cila nëse do të ishte pranuar do të bënte të mundur vijimin e mësimit deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës.

Kolegji turk Mehmet Akif u vendos të mbyllej nga një vendim i qeverisë. Nxënësit e kolegjit turk Mehmet Akif kundërshtuan me protestë vendimin e qeverisë për heqjen e licencës me argumentin se godina e re në Mëzes nisi mësimin pa u certifikuar nga ministria. Drejtori turk i kolegjit hodhi dyshime se kjo bëhet për shkak të kërkesave të përsëritura nga Erdogan, ndërsa ministria e Arsimit i mohoi këto aludime duke marrë përsipër edhe transferimin e nxënësve në shkolla të tjera. Kryeministri Edi Rama se tha se është zbatuar ligji dhe se nxënëset duhet të protestojnë pronarët.

Mazhoranca dhe opozita janë përplasur në lidhje me vendimin për mbylljen e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’. Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se vendimi është marrë pasi kanë shitur godinën ku kishin lejen e aktivitetit shkollor dhe kanë hapur aktivitetin pa marrë lejen sipas ligjit.

Të fundit

Lapaj denoncoi kërcënimin e kandidates për deputete, policia: Pistoleta ka qenë lodër!

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili është denoncuar ditën e sotme nga kreu i...

Merrni çadrat me vete, rikthehen rreshjet e shiut ne vendin tonë

Vendi ynë këtë të martë do të jetë nën mbizotërimin e temperaturave relativisht të larta. Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa do...

Zgjedhja e Papës së ri/ Vatikani do ndërpresë sinjalin telefonik gjatë konklavës më 7 maj

Vatikani ka njoftuar se do ta ndërpresë sinjalin telefonik, gjatë konklavës për ta zgjedhur papën e ri, por kjo nuk do të prekë Sheshin...

Primaret, premtimet, LaCivita dhe çeku 6 milion dollar

Nga ARTUR AJAZI Gjithë fushata e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 për opozitën, është rrotulluar në tre faktorë, primaret, premtimet, Civita, dhe së fundi çeku...

PD akuzon PS-në për blerje votash: SPAK të ndërhyjë

Pas denoncimeve në Tiranë, Fier dhe Korçë dje reagoi dega e PD-së në Berat dhe kandidati i PD për Qarkun Lezhë të cilët akuzojnë...

Lajme të tjera

Web TV