Tensionet Greqi dhe Turqi ndihen kudo/ Mitsotakis: Ia plasa në fytyrë Erdoganit që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se nuk kanë munguar momentet e tensionit në darkën e liderëve të mbledhur në Pragë.

Kathimerini” shkruan se ka shkaktuar tension tek pala greke fjala e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Sipas të njëjtave burime, presidenti turk akuzoi Greqinë për rritjen e tensioneve dhe provokimeve.

Protothema shkruan se vetë Kyriakos Mitsotakis duke folur me liderët evropianë, përfshirë Presidenten e Komisionit, Ursula von der Leyen dhe kryeministrin e Estonisë, Kaya Kalas, përshkroi reagimin e tij ndaj fjalëve të presidentit turk.

Unë u ngrita në këmbë dhe i thashë se çfarëdo që të them, do ta them ballë për ballë”, tha ndër të tjera kryeministri grek duke përshkruar atë që ndodhi mbrëmjen e së enjtes.

Përgjigja e Mitsotakis u nxit nga referencat e Rexhep Tajip Erdogan në fund të ndërhyrjes së tij në darkë. Siç raportuan burimet qeveritare, Kyriakos Mitsotakis më pas e mori fjalën menjëherë dhe iu përgjigj drejtpërdrejt presidentit turk se ai duhet të ndalojë vënien në dyshim të sovranitetit të ishujve dhe se në vend që të shkaktojë tensione, duhet të ketë mirëkuptim dhe dialog pa tensione dhe retorikë ekstreme siç bëjnë udhëheqësit e përgjegjshëm.

 

 

Të fundit

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të...

U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira ndan copëza nga ditët e para të familjes 

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka publikuar në Instagram foto nga ditët e para të familjes me pjesëtarin me të ri, Kres. Einxhel Shkira zbuloi...

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet. Të paktën kështu ka rezultuar...

“Berisha është e shkuara”/ Hajdari: Duhet të dorëhiqet, zgjedhjet shënuan regres

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

A ka Shqipëria “organizata terroriste” dhe pse Berisha përhap një ide kaq anti-shqiptare?

Nga Kreshnik Spahiu As serbët dhe as rusët nuk kanë deklaruar kurrë që Shqipëria ka organizata terroriste. Çuditërisht sot i pandehuri Sali Berisha deklaroi publikisht se...

Lajme të tjera

Web TV