Dy profesione që ngatërrohen/ Ku dallon nutricionisti nga dietologu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja mikrobiologe, Blerta Brati ka shpjeguar dy koncepte që shpesh njerëzit i ngatërrojnë, profesionin e nutricionistit dhe dietologun.

Dallimi mes të dyve është që nutricionisti është mjek dhe mund të urdhërojë ekzaminime, analiza dhe të përshkruajë ilaçe, ndërsa dietologu është një profesionist paramjeksor që bën edukimin e pacientit të tij në lidhje me të ushqyerit.

Sot të gjithëve u duket vetja nutricioniste…

Nutricionisti është përgjegjës për parashikimin, diagnostikimin dhe menaxhimin e çrregullimeve të lidhura me të ushqyerit, nga diabeti te obeziteti, duke përfshirë kolesterolin, intolerancën ushqimore, anoreksinë ose buliminë.

Si mjek, ai mund të urdhërojë ekzaminime dhe analiza dhe të përshkruajë ilaçe.

Profesioni i dietologut konsiston në trajnimin dhe edukimin e pacientëve të tij në lidhje me të ushqyerit dhe zakonet e mira për të fituar. Ai vendos programe ushqimore të përshtatura për nevojat e çdo pacienti dhe siguron që ata të adoptojnë një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Nutricionisti është një mjek që ka vite bazë shkollim, plus specializim në endokrinologji, pediatri, mjekësi të përgjithshme apo gastroenterologji. Gjatë karrierës së tij, ai specializohet në të ushqyerit .

Profesioni i dietologut nuk kërkon të njëjtat diploma. Ky eshte një profesionist paramjekësor.

Të fundit

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

Alan Yentob, një prej figurave më me ndikim në historinë e BBC-së dhe një prej zërave më krijues të...

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

Pas masave të tërthorta të miratuara vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi në muajin maj disa kufizime direkte që tentojnë të frenojnë “hovin”...

Festë, traditë dhe promovim i turizmit malor në 17 vjetorin e Parkut Kombëtar Shebenik

Në zemër të Parkut Kombëtar Shebenik, në Fushë-Studën, një prej vendeve më të bukura dhe të paprekura të Shqipërisë , këtë javë u zhvillua...

Kërcënimet për Zvicrën vijnë edhe nga bandat e Shqipërisë dhe të Kosovës!

Në një intervistë për gazetën “NZZ am Sonntag”, Eva Wildi-Cortés, drejtore e re e policisë federale të Zvicrës, paralajmëron mbi rreziqet që i kanosen...

Një rrëfim zemre/ Edlira Çepani prek me fjalët për Gertin që s’është më

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, aktivistja për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani, ndau një nga momentet më të ndjeshme dhe personale...

Lajme të tjera

Web TV