Shpërthime të shumta janë shënuar mëngjesin e sotëm në qendër të kryeqytetit të Ukrainës në Kiev. Duket se Putin ka nisur hakmarrjen pasi sulmet vijnë vetëm pak orë pasi ai akuzoi forcat ukrainase se shkaktuan shpërthimin e urës në Krime.
Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas mëngjesin e sotëm dhe katër sulme të njëpasnjëshme pasuan alarmin.
Kryebashkiaku foli për disa shpërthime në qendër të qytetit vetëm disa orë pasi Vladimir Putin “akuzoi” forcat ukrainase se shkaktuan shpërthimin në urën e Krimesë.
Sipas raportimeve, thuhet se ka edhe disa viktima.