Mediat sportive këtë të hënë kanë pasur një fokus të ndryshëm nga njëra-tjetra për sa i përket faqes së parë, por kryefjala e ditës së sotme është fitorja e Barçës ndaj Celta Vigos. Katalanasit shkojnë në Bernabeu javën e ardhshme si lider të La Ligas dhe si skuadra me mbrojtjen dhe sulmin më të mirë.
Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:
Në Spanjë, Sport ia kushton kopertinën fitores 1-0: “Lider në El Clásico”. Barça mundi Celta me shumë vuajtje dhe rifitoi pozitën e parë në një javë kyçe për sezonin. Pedri zhbllokoi sfidën me një gol në pjesën e parë dhe riktheu në krye të tabelës.
“Vetëm Napoli” është titulli i të përditshmes italiane Corriere dello Sport. Napoli udhëheq i vetëm renditjen e Seria A pas fitores fantastike në transfertë ndaj Cremoneses me rezultat 1-4.
Në Britaninë e Madhe, Mirror Sport hapet me fitoren 3-2 të Arsenalit ndaj Reds: “Gjuajtja e Bukayos”. Saka tregon nerva prej çeliku nga pika e bardhë e penalltisë për të shtypur shpresat e Liverpool-it për titull dhe për të rikthyer Topçinjtë në krye.
La Gazzetta dello Sport hapet duke i bërë homazhe Stefano Piolit dhe punës së tij në krye të Milanit, i cili po konfirmon kuqezinjtë si një nga skuadrat më brilante në ligë: “Milani, ai është 10-ta”. Por, përballë të gjithëve, në renditje, për momentin është dikush tjetër.
Në Portugali, A Bola nxjerr në pah golin e CR7 kundër Evertonit: “Shiko kush është kthyer!” Ronaldo i jep fund agjërimit të gjatë pa gola.
“Minimumi i ulët në Clasico” ka shkruar gazeta madrilene AS. Barça arriti një fitore të shumëvuajtur kundër Celtas që i lejoi ata të arrinin në Bernabeu si liderat e tabelës së pikëve.
Katalanasja Mundo Deportivo hapet me titullin “Mrekulli”. Pas golit të Pedrit, Barcelona shkon në El Clasico si lider.