Kujtim Gjuzi, ish- deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ka qenë në takimin e Sali Berishës me partitë e vogla, për të hyrë në aleancë me të djathtën.
Pas takimit, Gjuzi zbuloi se i ka nisur një letër Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, që ai të heqë menjëherë non-gratën ndaj Sali Berishës, sepse sipas tij, nuk ka prova për korrupsion të ish kryeministrit.
“Partia Kombëtare Konservatore Albania, ishte në tryezën e kryetarit të Partisë Demokratike, profesor doktor, Sali Berisha.
I jemi drejtuar zyrës ovale si grupim, pas deklaratëas së shkelqesisë së saj, Yuri Kim, që përgëzoi Edi Ramën në zgjedhjet e vjedhura. Nëse DASH ka 17 muaj që nuk sjell një dokument ku të na tregojë ne, një dokument që vërteton korrupsionin e kryetarit të PD, profesor doktor Sali Berishës…
I drejtohem Joe Biden sepse është në rrezik multipartitizmi. Familja Biden në trojet shqiptare ka dhënë kontribut të çmuar”, tha Gjuzi.
Ndërkohë analisti Ylli Dylgjeri përmes një statusi në Facebook ka ironizuar këtë deklaratë të Gjuzit duke “marrë rolin” e presidentit Joe Biden.
“Joe Biden i kthen pergjigje Gjuzit :
I dashur zoti Gjuzi,
duke te uruar per 100 vjetorin e vendosjes se marredhenieve ShBA/Shqiperi te premtoj se deri ne fund te mandatit tim do te bej cmos te gjej kohen per te pire nje kafe me ty.
I Juaji,
Joe Biden” , shkruan Dylgjeri në profilin e tij në rrjetet sociale.