Ku i merr paratë kjo vajzë që blen makina sa herë i digjen?/ “Fenomeni” Deizi Arapaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Automjeti i shtetasit Marsel Buçi, punëtor i një pike karburanti në qytetin e Bilishtit, u shkrumbua në orët e para të mëngjesit të djeshëm nga persona të paidentifikuar.

“Rreth orës 02:30, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në automjetin tip ‘Volksvagen’ në pronësi të shtetasit M. B., i cili ka qenë i parkuar përpara banesës së tij. Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe rënies së zjarrit”, sqaroi Policia.

Pak javë më parë, 28-vjeçarja Deizi Arapaj, së cilës iu dogj makina në afërsi të banesës, akuzoi të riun si autor, ndërsa prapa sulmit tha se ishte deputeti i Partisë Demokratike.

Babai i Marsel Buçit tha se djali i tij e kishte blerë me djersë automjetin dhe drejtoi gishtin drejt 28-vjeçares Arapaj, e cila sipas tij, qëndron pas sulmit. Në një prononcim për mediat, Urim Buçi kërkoi drejtësi për ngjarjen.

“Pas verifikimeve që bëri Policia, doli që im bir nuk kishte lidhje me atë ngjarje. Pas nja dy ditësh, si ndodhi kjo ngjarje i del prapë përpara me makinë djalit e filloi ta ofendojë. Qëndroi djali, i tha si e ke punën moj çupë e mbarë. Nuk kam gjë, i tha, po pas disa minutash mori Policinë në telefon, i thotë ky djali më shau. Nuk ka pasur asnjë konflikt djali.

Mua më duket ngjarje e qëllimshme 100%. Kërkoj nga shteti drejtësi, bile para një muaji erdhën te shtëpia ime meqë kisha kamera, e morën. Mund ta verifikonin brenda 24 orësh. Akoma nuk ma kanë sjellë. Unë dyshoj tek ato dy çupat që ia dogjën makinën dy javë më parë, tek ato e kam dyshimin.

Nuk e di nga janë shtyrë, në rast se djali im do kishte dorë tek ajo, do t’i kishte djegur makinën do ta kisha denoncuar. Unë punoj më kazmë e lopatë, edhe e kam blerë me djersë atë makinën, kurse ato kanë ndërruar 10 makina sa djegin një, blejnë tjetër, bëhem kurioz, ne jemi 4-5 veta që punojmë se mund të rri dhe 10 vjet pa makina, ku i gjejnë lekët? Vetëm kaq dua nga shteti, ku i gjejnë 6 milionë pa punuar asnjëri?”, u shpreh babai i tij.

Të fundit

Shqipëria dhe Serbia, më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike

Një raport i Bankës Botërore rendit Shqipërinë dhe Serbinë si dy vendet që preken më shumë nga ndryshimet klimatike....

Rikonfirmimi i ‘non gratës’ së Berishës dhe pse të gjithë në PD bëjnë sikur s’e shohin

Nga Namir Lapardhaja  E gjithë retorika e ngritur e Berishës dhe e mbështetësve të tij në lidhje me ‘non gratën’ ka qenë dhe vijon të...

Lin Festival, mes trashëgimisë dhe muzikës, një festival me klasikët dhe modernët

Ripërjetimi i trashëgimisë kulturore dhe përçimi i saj tek brezat e rinj, ky është fokusi i Lin Festival i cili mbahet për të tretin...

“Ai nuk është i mirëpritur këtu”/ Reagimi i banorëve të Alaskës para takimit Putin-Trump

Në një shtëpi të gjelbër me korniza druri, në një lagje të qetë të Alaskës, korrespondentja e Sky News, Martha Kelner, takoi Meg Leonard,...

Me një gotë mbi kokë duke kërcyer, ja si po i shijon Dua Lipa pushimet në Ibiza (VIDEO)

Dua Lipa duket se po i shojon në maksimum pushimet e saj në Ibiza. E veshur me shumë stil dhe rrethuar nga miq, këngëtarja shqiptare me...

Lajme të tjera

Web TV