Humbi rastin kundër Barçës, Cassano krah Asllanit: S’është e drejtë të shfryni kundër tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Antonio Cassano i ka dalë në mbrojtje Kristjan Asllanit. Lojtari i Inter humbi rastin përballë Ter Stegen në barazimin 3-3 që Inter mori në Camp Nou kundër Barcelonës. Në minutën e 94 të ndeshjes, Asllani mundi t’i jepte tri pikë të tijve në Champions League, me legjendën e sulmit italian që i ka dalë në krah elbasanasit 20-vjeçar.

“Napolin e prisja të bënte një paraqitje të mirë. E prisja më pak ndeshjen e madhe të Interit pasi nuk mendoja se do të shkonte atje dhe të bënte një ndeshje me kurajë dhe ide. Të luash në “Camp Nou” flakë për flakë është shumë e vështirë. E meritonin të fitonin. Kur Interi sulmonte, i bëri me dhimbje koke, ka bërë një ndeshje të madhe.

Asllani? Në fund nëse Asllani e dërgonte topin në rrjetë bënin 4-3, por është normale që aty të gjuajë dhe nuk është problem. Tani të gjithë po shfryjnë kundër djaloshit, jo, nuk duhet. U gjend aty dhe gjuajti. Interi me të vërtetë ka bërë një super ndeshje dhe nuk e mendoja. Mendoja se do të mbroheshin gjithë ndeshjen, por përkundrazi kishte kurajë. Më pëlqeu, me të vërtetë një ndeshje e madhe e Interit”, tha Cassano.

Të fundit

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se "është e qartë se më...

Trump urdhëron ambasadat të pezullojnë intervistat për studentët që duan vizë për studime

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për vizat e studentëve të huaj. Lajmi është raportuar fillimisht nga faqja Politico. Masa do të përfshijë...

Lajme të tjera

Web TV