“I mora për kujtim”, 26-vjeçarja e dehur vjedh shkronjat në memorialin e Adem Jasharit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur dy ditë më parë në Prekaz të Poshtëm të Komunës së Skënderajt në Kosovë.

Aty prehen trupat e 56 anëtarëve të familjes Jashari që humbën jetën në betejën e lavdishme të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998.

Së fundmi, një 26-vjeçare ka dhunuar varrin e heroit Adem Jashari, duke i vjedhur shkronjat.

Sipas Sinjalit, ngjarja është zbuluar ditën e djeshme dhe pas disa hetimeve u bë i mundur identifikimi i 26-vjeçares e cila u thirr në polici. Në dëshminë e saj e reja pohoi se ishte në gjendje të dehur dhe se shkronjat i mori për t’i mbajtur si kujtim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës’.

Kujtojmë, që është një ndër vendet më të vizituara në Kosovë, jo vetëm nga vendasit, por edhe nga të huajt.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV