Partia e Lirisë sulmon drejtësinë/ Është kapur nga Edi Rama, po shkelet ligji…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe avokati Genc Gjokutaj kanë dalë sot në një konferencë për mediat, ku kanë sulmuar Gjykatën e Tiranës për mosfillim të hetimeve në lidhje me padinë ndaj Autoritetit të Dosjeve.

Gjokutaj  dha detaje nga kallëzimi që kanë depozituar ndaj këtyre akuzave, ndërsa theksoi se prokuroria nuk ka bërë ende asnjë veprim hetimor pasi është e kapur nga Edi Rama.

“Mos fillimi i çështjes penale nga Prokuroria e Tiranës pa kryer asnjë hetim, mosdhënia e dokumentave nga Autoriteti i Dosjeve avokatit në kundërshtim me ligjin, si edhe mosdhënia e dokumentave edhe nga Kuvendi i Shqipërisë ndaj avokatit, tregon qartë kapjen prej fyti të drejtësisë dhe të gjithë institucioneve nga Edi Rama.

Ky vendim do të ankimohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Tiranë dhe ankimi depozitohet sot në atë Gjykate.

Kjo çështje do të ndiqet deri në fund dhe në rast se procesi gjyqësor do ta kërkojë ajo do të ankimohet në të gjitha nivelet e Gjykatave të vendit, po redhe në Gjykatat Ndërkombëtare”, ka paralajmëruar Vasili.

 

Të fundit

Përfitimet shëndetësore të pirjes së ujit para gjumit, ja cilat janë ato

Uji ndihmon në rikthimin e lëngjeve të humbura përmes metabolizmit, frymëmarrjes, djersitjes dhe largimit të mbeturinave. Gjithashtu ju ndihmon të...

11 maji/SPAK në terren,‘konstituohen’zyrat në 12 qarqet!Fokusi,hetimi i krimeve zgjedhore

Tre ditë pas nisjes së fushatës, SPAK ka zbritur në terren. Ashtu siç ishte parashikuar në strategjinë e Prokurorisë së Posaçme për krimet zgjedhore tashmë 16 zyrat në...

“Mes viktimave ishte dhe një foshnje”, Zelensky reagon pas sulmit rus

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se një foshnje e lindur këtë vit ishte ndër viktimat e sulmit rus në Sumy.“Raketa goditi mu në zemër...

Humbën rrugën duke eksploruar “Shpellën e Pëllumbasit”,policia shpëton 2 turistë gjermanë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndërhyrë për gjetjen dhe vijnë në ndihmë 2 turistëve gjerman të cilët humbën rrugën gjatë eksplorimit...

Dhuna serbe ndaj futbollistit shqiptar/ FSHF dënon ngjarjen në Bosilegrad të Serbisë

Federata Shqiptare reagoi ndaj ngjarjes së turpshme të ndodhur në 6 prill në Bosilegrad të Serbisë në sfidën mes Mladost dhe KF Tërnocit. Atë ditë...

Lajme të tjera

Web TV