Rektori i UM, kundër pedagogëve/ “Nuk kemi probleme me rritjen e pagave”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që pedagogët vijojnë protestat duke kërkuar nga qeveria plotësimin e kërkesave të tyre dhe rritjen e pagave, duket se Rektori i Universitetit të Mjeksisë Arben Gjata nuk është në një mendim me ta.

Në një intervistë për ‘Fax news’ ai është shprehur se ky universitet do të vijojë normalisht procesin mësimor të hënë duke u distancuar nga protesta që pritet të përshkallëzohet me bojkot të mësimit.

Ai shtoi se ky universitet nuk ka asnjë problem sa i përket rritjes së pagave, duke u justifikuar me mundësitë financiare të qeverisë.

Viti akademik fillon ditën e hënë me urdhër të minitrisë së Arsimit. Mund të ketë edhe pedagogë që kanë të drejta të protestojnë. Nuk kemi pasur ndonjë problematikë sa i takon rritjes së pagave. Do ishte mirë të rritet po duhet parë situata ku është vendi, mundësinë financiare që ndodhet, një gjetje kompromisi Do e tregojë koha se çfarë do bëhet. Është lëvizje sindikaliste. Ne do e fillojmë vitin e ri akademik, me dorëzimin e bluzave të bardha siç bëhet çdo vit.”, tha ai.

Të fundit

Epoka e dronëve pa pilot, revolucioni i mbrojtjes amerikane

Kreu i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka njoftuar fillimin e një epoke të re në fushën...

Tmerri i ri në Tiranë… parkimi dysh

Nga Leonard Veizi Duhet të jesh polic që të kuptosh çfarë do të thotë një polic. Dhe jo, kjo nuk është si ato barcaletat me...

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, fokus në problematikat e sezonit turistik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me kryetarët e bashkive të vendit në qytetin e Durrësit, në kuadër të vlerësimit të...

Udhëtimi që tronditi botën, anija Exodus niset nga Franca drejt Palestinës britanike

11 korrik 1947 Më 11 korrik 1947, anija Exodus 1947 u nis nga porti i Sète, në jug të Francës, duke mbartur mbi 4,500 refugjatë...

Plazhi i Darëzezës “pastrohet” nga zaptuesit/ Policia sekuestron 90 çadra e shezlongë

Policia e Fierit në bashkëpunim me ata Bashkiakë dhe të Seksionit të Krimit Ekonomik ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Në plazhin e...

Lajme të tjera

Web TV