E bëri drejtor për mediat, Alfred Lela i thur poezi për ditëlindje Sali Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha festoi dje ditëlindjen mes dhjetra qindra urimeve, por duket se i veçantë ka qenë ai i gazetarit Alfred Lela , i cili së fundmi është drejtor i zyrës se shtypit, në selinë blu.

Gazetari Lela ka zgjedhur ta urojë Berishën me një poezi ku shkruan se është malsor dhe nuk ngurron ta krahasojë me Lekë Dukagjinin.

Në vargjet e tij në prozë, Lela përmend dhe figura të tjera historike si Hamleti apo dhe mbreti Lir, ndërsa thekson se fundi është gjithmonë një fillim për ish-kryeministrin Berisha.

Postimi i Lelës:

Silueta e Doktorit

Shfaqet silueta e Doktorit;

E bëjnë të mundur koha dhe vendet.

Duke udhëtuar me një salmon

Me synimin e kohës së vet dhe vendit të vet nëpër kohë.

Është spikamë apo krismë,

Plis malësorësh apo nyj Kanuni?

Gjithçka mund të jetë, dhe ashtu duket se është:

E pakohë në kohë si Lekë Dukagjini.

Silueta e Doktorit, me pardesy dhe stetoskop,

Me dy gishtat çërçillianë,

Dhe fjalët fringo të reja, dikur të ndaluara si murtajë:

“Zonja dhe zotërinj!”, “Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.

E kujt është ajo siluetë si mjegull alpine,

Si vikamë në mort, a kur shqiptarit i lind djalë?

E mbushur me penelata përthyerjesh dardane

Dhe një daltë këmbëngulëse që i shkruan kohës n’ballë.

Silueta e Doktorit na bën me hije.

Na duket si e Dunkanit, kur është e Hamletit.

Kur e kutojmë Jago vizllon si mbret’ Lir.

Dhe kur fundin i shohim, na shfaqet si fillim.

Të fundit

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje...

BBC: Europa jugore në zjarr, Patra rrezikon të shkrumbohet

Një qytet i madh në perëndim të Greqisë, Patra, është nën kërcënimin e zjarreve të shpejta, ndërsa nxehtësia ekstreme dhe era e fortë po...

Lajme të tjera

Web TV