A do t’u bashkohet protestave të lajmëruara nga Berisha? Meta: Të domosdoshme!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një deklarate për mediat, I pyetur nëse do të bashkohet me protestat e paralajëmruara më herët ditën e sotme nga kreu i PD Sali Berisha, ka thënë se është në mbështetje të çdo proteste.

Sipas tij “protestat dhe grevat janë të domosdoshme për rrëyimin e regjimit të korruptuar”, ndërsa u bëri thirrje pedagogëve dhe studentëve të  shfrytëzojnë të drejtat që u jep kushtetuta për të protestuar.

I pyetur për zgjedhjet vendore të 2023 dhe primareve të Berishës, Meta tha se Partia e Lirisë nuk është në dorë të askujt dhe se pret që sa më shpejt PD të jetë e qartë për daljen e kandidatit kundër Rilindjes. Meta tha se të paktën deri tani, qëllimi i vetëm është të largohet Edi Rama i cili për aktet e tij justifikohet me Vladimir Putin. Meta shtoi se asnjë çmim në rajon nuk është rritur si në Shqipëri, duke veçuar këtu Serbinë, e cila sipas tij po mbrohet nga vllazëria me Ramën për mos vendosjen e sanksioneve ruse.

‘Ne nuk kemi lënë në dorë të askujt, gjithsecili merr fatin e tyre në duart e tyre. E rëndësishme është PD sa më shpejt të jetë e qartë për momentin se kur do dalin kandidatët për rilindjen. Për zgjedhje s’do votohet as për Berishën as për Metën por do votohet për kandidat konkret.

Fitore për opozitën dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, boll me përrallat dhe gënjeshtrat e Edi Ramës. 10 vite akuzonte Berishën ndërkohë që vjedh vetë, tani ka dalë me pretekstin se vjedh Putini. Nuk na e ka fajin Putini ne për inceneratorët, as për drejtësinë, as për rrugët, as për PPP. Për këto e ka fajin vetëm Edi Rama.

Se ça është Putini e di gjtihë bota, diktator, agresor për luftën jo vetëm për këtë, por ne e dimë se çmimet në ukrainë janë më të lira se në Shqipëri, ashtu sikurse karburanti ëhstë më i lartë sesanë Maqedoni, në Kosovë, Mal të Zi madje dhe Serbi që ëhstë kundër sanksione dhe që ky i lutet botës të mos ti bëjnë gjë vëllait të tij.’– tha Meta.

Lexo edhe :  Berisha hap fushatën me këshilluesin e Trampit

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV