Pa asnjë rezervë, Gent Zenelaj: Ja për çfarë i them “Burgut hapu”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori Gentian Zenelaj, telefonoi sot në “Aldo Morning Show” në Tv Klan për të ndarë këndvështrimin e tij të sinqertë, pa filtra mbi favoret ndaj të afërmve, të cilat mund të shkojnë deri në pikën e shkeljes së ligjit.

Pa asnjë rezervë, Genti tha se për dikë të afërt bën edhe burg nëse është nevoja.

Gentian Zenelaj: O Aldo, po për një njeri të afërt, shumë të afërt, bën edhe burg o burrë, kështu që unë kam përshtypjen që po, absolutisht, unë po njëherë. Për një njeri shumë të afërt, pa diskutim që po. Sepse ndoshta po ta them me qasjen e Shqipërisë, kupton, ku nuk është se ligjet janë …

Aldo: Jo, ligji është në rregull.

Gentian Zenelaj: Nëse ka të bëjë me shtetin, ky i afërmi që do ishte në hall, s’do ishte në hall nëse shteti do funksiononte. Por nëse shteti s’funksionon, sigurisht që do ta shkelja ligjin për ta ndihmuar.

Aldo: Pra domethënë, merr përsipër edhe kostot e këtij komenti, mos harro.

Gentian Zenelaj: Unë e di që do plasin portalet tani.

Aldo: Është ajo shprehja “ça kujton se je ti?”

Albana Çaushaj: Kur dalin e thonë këta, imagjino ne të tjerët.

Gentian Zenelaj: Po them nëse është vëllai, nëse është motra, nëse është prindi, nëse është djali apo… sigurisht. Sigurisht që njeriu kam përshtypjen që njeriu del pak nga jashtë kornizave të ligjit dhe vepron me puls, vepron me gjak kështu që le të jemi të sinqertë, kam përshtypjen të gjithë e bëjnë.

Sa i përket rasteve kur nuk ka mundur të ndihmojë dhe a i ka krijuar kjo probleme, Genti sqaron konkretisht situatat që e kanë vendosur në të tilla pozita.

Lexo edhe :  “Di shumë gjëra”/ Gazetarja i kthehet Oltës: Zoti nuk u kursye aspak për ty, përse po...

Gentian Zenelaj: Të them të drejtën po, ka raste ku familja ose farefis kërkojnë një ndihmë e cila nuk jepet dot, kërkojnë një hall ta zgjidhin por nuk jepet dot dhe sigurisht mërziten sepse ju e dini shumë mirë se si funksionon. Kërkojnë që të bëhet një temë, po marr shembull te emisioni “Stop”, mirëpo ajo temë nuk bëhet sepse nuk ka fakte, nuk ka gjëra dhe sigurisht që ka hatërmbetje, por që ndoshta me kalimin e kohës e mirëkuptojnë edhe…

Të fundit

Interi është fitues i derbit të Milanos, goli i Lautaro Martinez vulos sfidën

Stadiumi “San Siro” në “flakë” pak pasi kishte kaluar gjysmë ore lojë në derbin Inter – Milan. Zikaltrit fituan...

Diskutimi mes Geasy dhe Luana Vjollcës: Do hap shampanjë kur të martohesh ti

“Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës në Tv Klan ka qenë një mbrëmje e tej mbushur me surpriza! Të ftuarit e kësaj...

Zhdukja e bletëve, kërcënim serioz për ekosistemin

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se është në përgatitje e sipër të një plani që ka të bëjë me rritjen e monitorimit të...

“Je ulli pa kokrra”, zihen dy kunatat: Je hasmi numër një, më ke ftohur zemrën

Pjesa e dytë e “Shihemi në Gjyq”, rubrikës së “E diela shqiptare” në Tv Klan ka nisur me tone të ashpra mes Marias dhe...

Ish-kryeministri izraelit: Putini premtoi se nuk do ta vriste Zelensky-in

Ish-Kryeministri i Izraelit Naftali Bennet, i cili shërbeu për pak kohë si ndërmjetës në fillim të sulmit rus në Ukrainë, thotë se Presidenti Vladimir...

Lajme të tjera

Web TV