Dash Shehi kandidat për Bashkinë e Tiranës: Unë jam i vjetër, t’iu hapim rrugë të rinjve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet lokale po afrojnë, dhe partitë kanë nisur përgatitjet. Të shumtë kanë qenë të shumë emrat që përfliten si kandidatë t% mundshëm për bashkinë e Tiranës, mes tyre edhe Dash Shehi.

Mirëpo, Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruare se ai nuk do të kandidojë, duke dhën kështu edhe një shembull shumë të mirë, pasi ka thënë se ka ardhur koha t’i hapet rruga brezit të ri.

Politikani i djathtë i pyetur nga moderatori Endri Xhafo në emisionin “Log”, ka thënë se që nga viti 2019 kur shprehu ambicien për kryebashkiak të Tiranës, është veç të tjerash dhe katër vite më i vjetër.

Në 2019-tën nuk ja mbylle derën vetës për një kandidim të mundshëm në Tiranë, ke ndryshuar?

Shehi: Jam nja katër vjet më i vjetër. Situata aktuale është që të gjithë të heqim nga pak dorë nga vetja jonë për t’i hapur rrugë brezit të ri. Po të kandidoj unë nuk e bëj atë bashkimin e opozitës. Është momenti të dalin figura të reja.

Ne na bashkojnë tre gjëra në këtë rast, na bashkon lufta kundër PS-së, lufta kundër arrogancës së Ramës, na bashkon edhe kandidati i përbashkët. Unë mendoj se janë të mjaftueshme për të përballuar një betejë elektorale. Kush na nda? Na ndajnë shumë gjëra, prandaj duhet të amplifikojmë këto që na bashkojnë.

 

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV