Kallëzimi i PD/ Ish ministri i Ramës rrezikon 7 vite burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa kërkon që SPAK të marrë në pyetje dhe të veprojë për kallëzimin penal që PD ka bërë ndaj Damian Gjiknurit.

Me anë të një deklarate për mediat, Zhupa thekson se në rast se ai gjendet fajtor, ky i fundit rrezikon deri shtatë vjet burg.

Deklaratë e deputetes së PD, Ina Zhupa

Ish-ministri Damian Gjiknuri ka një kallëzim penal për Shpërdorim të Detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Në rast të gjetjes fajtor Gjiknuri mund të dënohet deri në 7 vjet burg. Pse dyshohet dhe akuzohet një prej ministrave më të fuqishëm dhe të afërt të Edi Ramës? Në shtator 2017, kryeministri përcakton si autoritet kontraktor Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, dhe Damian Gjiknuri është njeriu përgjegjës për të administruar, menaxhuar dhe mbikëqyrur punimet e 3 inceneratorëve.  Ndonëse ishte Autoritet Kontraktor, ministri Gjiknuri toleroi abuzimet me kontratat koncesionare të inceneratorëve. Gjiknuri është gjithashtu përgjegjës për krijimin e një monopoli të depozitimit të dherave në inceneratorin e Tiranës. Si autoritet kontraktor, ai duhet të amendonte kontratën e firmosur mes qeverisë dhe kompanisë koncesionare. Amendimi i kësaj kontrate do të ndikonte në rritjen e totalit të mbetjeve dhe gjithashtu do të ulte kostot për njësi që do të paguheshin nga qytetarët. Një kosto që sot shkon në 40.61 euro/ton. Në një pistë tjetër shumë të dyshimtë, rezulton se në sistemin TIMS ministri Gjiknuri ka udhëtuar, dy herë brenda një muaji, një javë para miratimit të kontratës së djegësve në qeveri, ku përgjegjës ishte ai vetë, me një prej pronarëve të inceneratorëve, Klodian Zoton.
 
SPAK e ka thirrur Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë Engjëll Agaçi, por duhet të bëjë të njëjtën gjë me të gjithë elementët e kupolës korruptive të aferës së inceneratorëve dhe shumë skandaleve të tjera.
 
Ka ardhur koha që firmëtarët, lejuesit dhe lehtësuesit e megavjedhjes të shfaqen para ligjit si të barabartë me ata që po dënohen për bishtin, ndërkohë që sqepari vazhdon të presë para për inceneratorët që, ose nuk ekzistojnë ose nuk janë në punë.

Të fundit

Alibeaj i përgjigjet Berishës: Një mendësi komuniste mund ta përdhosi kujtimin e heronjve

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka përkujtuar 2 prillin e 32 viteve më, ku humbën jetën...

“14 maji”/ Berisha: Sot mjerisht në monizëm, Alibashat nuk kanë merituar asnjë mbështetje

Sali Berisha tha është penduar për mbështetjen që i ka dhënë më parë Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt duke i cilësuar përsëri si “pengje”.  “Ska...

Masakra e 2 Prillit/ Meta: Të vendosur për të mbrojtur amanetin e martirëve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve për demonstratën e 2 prillit të 1991 ku humbën jetën 4 qytetarë, martirë...

“Më hodhi diçka në pije”/Qetsori zbulon sherrin e vjetër me Bledin: Do ja rregulloj unë..

Teksa askush nuk e priste largimin e Olta Gixharit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, banorët patën mbrëmë edhe një të papritur tjetër. Në...

‘Do sjellim ndryshimin për qytetarët e Tiranës’/ Braimllari: Me Këlliçin ulim taksat

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari, njëkohësisht kandidat për Këshillin Bashkiak të Tiranës deklaron se me Belind Këlliçin kryetar bashkie ne do...

Lajme të tjera

Web TV