Meta pas deklaratës së Ramës për Sandër Kovaçin: Mjaft denigrimit të individëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestën e pedagogëve dhe intervistën e dhënë dje  të kreut të Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta u shpreh se i duhet dhënë fund denigrimit neokomunist të individëve për të mbuluar faktet që ulërasin fort për gjendjen e mjeruar të universiteteve, referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama se në krye të protestës qendron një ish punonjës i SHIK-ut.

Kreu i PL shtoi se duhet solidaritet dhe mbështetje për të dhe të gjithë pedagogët në protestë deri në plotësimin e kërkesave!

Postimi i plotë:

Zëri i pedagogëve duhet dëgjuar me shumë përulësi. Kërkesat e tyre për paga dinjitoze sa të kolegëve në Kosovë janë të drejta dhe plotësisht të realizueshme. Arroganca dhe shurdhëria e Qeverisë është e papranueshme. Dëgjoni krahasimin e sjellë me dhembje nga Prof.Asc.Dr. i Shkencave të Matematikës i specializuar në Universitetet më të mira të botës, ish-Ambasadorin e shkëlqyer të Shqipërisë në Slloveni, Sandër Kovaçi për të kuptuar revoltën e pedagogëve në mbarë vendin. Solidaritet dhe mbështetje për të dhe të gjithë pedagogët në protestë deri në plotësimin e kërkesave!Mjaft denigrimit neokomunist të individëve për të mbuluar faktet që ulërasin fort për gjendjen e mjeruar të universiteteve!

Të fundit

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një...

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktatin e ri të mbrojtjes

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka folur pas nënshkrimit të një traktati të ri mbrojtës me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Sipas mediave të huaja, Starmer...

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga...

Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës. Madje, një qytetare i ka hedhur kundërshtares...

Jennifer Lopez heq dorë nga martesa: E kam provuar disa herë dhe…

Të martën, më 15 korrik, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka qënë duke performuar në koncertin e saj në Spanjë pjesë e turneut të...

Lajme të tjera

Web TV