Rikthim i regjimit të vizave?/ MPEJ përgënjeshtron opozitën: Ja e vërteta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Rithemelimit, doli me një deklaratën ku ngrihej pretendimi se Çekia mund të rikthejë regjimin e vizave për Shqipërinë, lajm i cili u diskutua gjerësisht në media.

Megjithëse këto deklarata u përgënjeshtruan fillimisht nga kryeministrit Rama, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim të detajuar ku thekson se lajmet për rikthim vizash nuk janë të vërteta, por qarkullojnë në media për shkak se në Bruksel po diskutohet liberalizimi i vizave me Kosovën.

Reagimi i Ministrisë

Gjatë ditëve të fundit, në disa media por edhe përmes reagimeve publike të disa forcave politike, është përhapur lajmi për mundësinë e pezullimit të regjimit pa viza të shtetasve shqiptarë si pasojë e rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë drejt Bashkimit Evropian përmes të ashtuquajturës “rrugë ballkanike.”

Dëshirojmë të informojmë qytetarët që këto lajme janë krejtësisht të pavërteta. Nuk ka asnjë plan, asnjë iniciativë, asnjë dokument të propozuar nga ndonjë vend anëtar i BE e asnjë diskutim lidhur me mundësinë e pezullimit të lëvizjes pa viza të qytetarëve shqiptarë. Ky lajm duket të jetë thjesht e vetëm produkt i interesave të caktuara në një moment kur në Bruksel është duke u diskutuar për të gjetur sa me parë dhe pa vonesa të tjera të pajustifikuara mundësinë për t’i njohur të drejtën e lëvizjes së lirë qytetarëve të Kosovës. Është për të ardhur keq, që një lajm i tillë i rremë, lehtësisht i verifikueshëm për mediat apo forcat politike, ka gjetur jehonë në sferën publike në Shqipëri.

Shqipëria është një partnere e besuar e BE dhe nëse ka shqetësime për rritjen e numrit të emigranteve të paligjshëm në të ashtuquajturën ´rruga ballkanike´, ato janë trajtuar e trajtohen me seriozitet dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë evropianë. Vendi ynë ka qenë i pari në rajon, qe ka nënshkruar marrëveshjen me Frontex dhe ka një bashkëpunim shembullor me të gjitha agjencitë e BE dhe vendeve anëtare në përballimin e emigracionit të paligjshëm. Fakti që në datën 3-4 nëntor, në Tiranë, do të mbahet Ministeriali i Ministrave të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE dhe Ballkanit Perëndimor është shprehje e këtij vlerësimi për punën tonë.

Ne garantojmë qytetarët shqiptarë se ata nuk rrezikohen aspak dhe në asnjë moment nga e drejta për të lëvizur pa viza në hapësirën e BE.

 

Të fundit

Gonxhja: Operatori i Blerjeve të Përqendruara vlerësim pozitiv në raportin e OECD/SIGMA

Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka marrë vlerësim pozitiv në raportin e OECD/SIGMA. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi...

Avokati i njohur zgjidhet në krye të Partisë së Vllehëve të Shqipërisë

Avokati i njohur Edmond Petraj është zgjedhur në krye të Partisë së Vllehëve të Shqipërisë. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së Kryetarit të deritanishëm, Valentino...

Kur duhet të ndahemi? Para, apo pas Shën Valentinit?

Ndarja është e vështirë. Ndarja me dikë gjatë atmosferës së Shën Valentinit – një festë e dedikuar për dashurinë – mund t’i bëjë gjërat...

Taksa vjetore për mjetet, pagesa brenda afatit shmang pagesën e dy viteve njëherazi

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njoftoi se, pronarët e mjeteve duhet të paguajnë brenda afatit të vlefshmërisë taksën e mjetit...

Këtu rrejnë të gjithë, thotë Albini!

Nga Frrok Çupi Edhe një ditë ka mbetur nga votimet për Parlamentin në Kosovë. Deri atë orë të gjithë aleatët perëndimorë po vërejnë me sytë...

Lajme të tjera

Web TV