“I morën jetën 32-vjeçarit”/ Berisha akuza policisë: Kam prova, e torturuan shtazërisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Policisë së Shtetit duke e bërë përgjegjëse vrasjen e 32-vjeçarit Lear Kurti.

Në një prononcim për mediat jasht Parlamentit, Berisha tha se policia po gënjen si në rastin e Klodian Rashës dhe se sipas burimit të tij, janë sjellë shtazërisht dhe në komisariat e kanë sjellë pa ndjenja ose të vdekur.

“Policia gjithnjë gënjen, siç tha për Klodian Rashën. Prisni kur të na thonë se në një pellg ishte një revole. E kanë ndjekur, pse nuk paraqiti dokumentin, në një distancë të gjatë shumë.

E kanë kapur, e kanë futur në makinë, janë sjellë shtazërisht me të dhe burimi thotë se në komisariat e kanë sjellë pa ndjenja ose të vdekur. Nuk kanë marrë autoambulancë, nuk kanë thirrur autoambulancë, nuk e kanë çuar në spital, por de fakto në morg. Gjithçka tregon se është dora kriminale e vrasësve me uniformë që i morën shpirtin një 32-vjeçare. Kishte 1000 mënyra të tjera për t’u sjellë ndaj atij të riu.

 Policia është e mbushur më vrasës dhe trafikante. Me këtë rast u bëj thirrje të gjithë të rinjve që të protestojnë me të madhe” tha Berisha.

Të fundit

Mbante peng dhe dhunonte partneren italiane, arrestohet 27-vjeçari në Fier

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi mbantë të mbyllur bashkëjetuesen italiane dhe e dhunonte atë në banesën e tij...

Rama apo Berisha, cili po bën fushatë më të mirë për zgjedhjet e 11 majit?

Edi Rama dhe Sali Berisha janë rikthyer pas 12 vitesh në garë të drejtpërdrejtë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Javët e fundit kanë...

Konflikti i Bledjon Nallbatit, Ivi Kaso kërkon falje në emër të PD-së: SPAK të hetojë

Drejtuesi i Partisë Demokratike i qarkut të Korçës, Ivi Kaso ka reaguar në lidhje me konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme mes Bledjon Nallbatit...

Shehaj, Lapaj apo Qori, cila parti e re po bën fushatën më të mirë zgjedhore?

Zgjedhjet e 11 majit kanë një risi të madhe, sepse për herë të parë në Shqipëri garojnë shumë parti të reja. Më të zëshmet...

Instagrami emocional, “fajtori” i gjumit të keq. Këshilla për ta shmangur

Shpesh dëgjojmë këshillën klasike: “Mos përdor telefonin para gjumit.” Por sipas kërkimeve të fundit, nuk është vetëm drita blu e ekranit që na prish gjumin,...

Lajme të tjera

Web TV