“Puthjen e parë ma rrëmbeu ajo”/Salsano Rapi rrëfen dy gënjeshtra që i ka thënë partneres

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Salsano Rapi dhe Erjona Kakeli janë dyshja e aktorëve që prej vitesh kanë një lidhje të gjatë.

Prindër të dy fëmijëve, ata kanë preferuar që ta zhvendosin vëmendjen mediatike te karriera e tyre dhe rastet kur dalin bashkë në publik ose flasin për marrëdhënien e tyre, janë mjaft të rralla.

Por së fundmi Salsano Rapi ishte i ftuar sot në “Breaking” ku ka folur si rrallëherë edhe në lidhje me jetën e tij personale.

Për herë të parë, ai tregoi për puthjen e parë me bashkëshorten Erjona Kakeli. Aktori tha se ka qenë ajo që e ka puthur e para.

“Më përplasi pas murit, ma rrëmbeu e para”, tha Salsano.

I pyetur nëse ka ndonjë falendërim për bashkëshorten e tij, Salsano tha:

“E falendëroj për çdo gjë që bën ajo për familjen. Është shumë e përkushtuar. Është shumë praktike, gjatë gjithë kësaj periudhe ajo ka qenë me fëmijët dhe më ka lënë mua më të lirë për t’u marrë me punën time.”

Ndër të tjera ai zbuloi edhe dy gënjeshtra që i ka thënë gruas së tij: “Kurthi që i kam bërë disa kohë më parë në emisionin “Ndryshe”, dhe më 1 prill i thashë që kam bërë aksident.”

Kujtojmë se kohë më parë, Erjona foli si rrallë herë për marrëdhënien me Salsanon. Ajo zbuloi se aktori i ka realizuar një propozim romantik për martesë në Dhërmi.

“Ma ka bërë propozim tamam kur ka qenë Margi e vogël në vendin tonë të preferuar, në Dhërmi. Më thotë hajde ikim, i thashë po vajzën si do e lëmë se ishte 6 muajshe. ‘E mban mami’, ma kthen. Si përfundim, shkuam hëngrëm atje, në një moment zbresim poshtë kisha edhe gocën me karrocë dhe shohim vendin që ishte realizuar për një propozim. I them: ‘Po gjynah si i kanë lënë këtu këto mbeturina’. Ndërkohë, Salsano më thotë: ‘Mos më prish surprizën’. Unë s’po kuptoja asgjë. Ai ulet dhe më propozon”, tha Erjona.

Dasma e tyre u bë në bregdet, duke u kurorëzuar pas disa vitesh bashkëjetesë e si prindër.

Të fundit

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Lajme të tjera

Web TV